• |
ide | kryesore

Dita 15 e grevës së naftëtarëve/ Qytetarë dhe puntorë të rafinerisë mblidhen në protestë

-Instant, Lajme, Të fundit



Në ditën e 15-të të grevës së urisë, qytetarë dhe punonjës të rafinerisë janë mbledhur përpara ambientit ku qëndrojnë të ngujuar naftëtarët e Ballshit. Kreu i Sindikatës së Naftëtarëve, Sokol Dautaj është shprehur se nëse ende nuk do të ketë një reagim nga shteti, atëherë ditën e nesërme grevistët do të hyjnë në ambientet e rafinerisë. Ai thotë se nuk kërkojnë lëmoshë por vetëm zgjidhjen e gjyqit me rafinerinë dhe kthimin e pagesave.

“Unë do të bëj një thirrje. Ku është privati sot? Ku është kompania që administron rafinerinë? Nesër do dalim nga greva dhe do t’i tregojmë shtetit që rafineria është e jona. Nesër ne do të hyjmë në rafineri të shohim ata dollapët tonë. Ne do të shkojmë në drejtim të qytetit, e kemi të drejtë legjitime. Nëse do të na gjenin në shkelje, nuk e di se si do të reagonte shteti. Kemi blerë ilaçet me lekët tona. Nuk kërkojmë bukë, nuk kërkojmë lëmoshë. Kërkojmë të na jepet një zgjidhje për gjyqin nëse nuk do ta japin ende rafinerinë. Gjyqit nuk do t’i ndahemi, lekët që keni fituar me djersë do t’i merrni me çdo kusht, të vdekur do dalim që këtej”, tha Dautaj.

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *