• |
ide | kryesore

FOTOT/ Rama shfaqet me maskë dhe kapuç mes shiut në Fushë-Krujë

-Instant, Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama është shfaqur me maskë dhe kapuç mes shiut në Fushë-Krujë duke inspektuar kantierin e ndërtimit. Kryeministri tha se puna duhet të vazhdojë pa u ndalur, pavarësisht motit që të mos shkaktohen më vonesa të tjera pas karantinës. Gjatë inspektimit kreu i qeverisë shoqërohej nga kryetari i Bashkisë së Krujës, Artur Bushi.

“Tani pavarësisht motit duhet të punojmë pa pushim sepse pësuam një vonesë jashtë vullnetit tonëe nga karantina. E dimë që tani vështirësohet puna për shkak të motit por kjo është sakrifica që duhet bërë dhe duhet të bëjmë dhe nuk mund të vonohemi më për asnjë shkak dhe të punojmë sa të kemi mundësi”, deklaroi Rama, i cili i tërhoqi vëmendjen një prej personave që e shoqëronin duke i kujtuar se nga e enjtja maska do të jetë më detyrim përveçse në ambientet e shtëpisë. “Të enjten maska është me detyrim, kudo, vetëm në shtëpi jo”, tha Rama.

 



9 Comments

  1. Japra cfar ben nje udheheqes i madh dhe i lavdishem si Edi Rama. As shiu as bresheri nuk e ndalojne hovin e

    tij te pandalshem per ta bere Shqiperine lule , per ta bere Shqiperine zonje ashtu sic e deshen Rilindasit e

    Medhenj, por ky eshte edhe me i madh se ata sepse ky po lufton ne dy ftronte : Edhe per ta bere

    Shqiperine nje shtet te zhvilluar e modern por edhe per te kapercyer e minimizuar demet qe shkakton

    opozita. Opozita vete duhet ta kuptoje se diferenca me Ramen eshte vite drite dhe duhet ti gezohet

    edhe ajo faktit qe kemi ne krye te puneve nje Udheqeqes kaq te madh, dhe sa te jete Edi Rama nuk

    ka pse ti ngaterrohet neper kembe me zgjedhje e votime duke i marre kohe nga koha e tij aq e

    cmueshme dhe e dobishme per Shqiperine. E cna gjeti qe me shume se nje vit e gjysme nuk e kemi

    opoziten ne parlament dhe ne pushtetin lokal. Vetem te mira, vetem sa doli me ne pah gjenialiteti

    dhe madheshtia e Edi Rames.

  2. Sa mbron maska e lagur nga virusi? Apo piktor i deshtuar hesapi, ku mund ta dije… Se mos ka kulture ky. Vetem batuta bajate te kopjuara si ajo e Salvo Limes per Siciline dhe si ajo e qenve e babait te tij shpirteror, Enver Hoxhes, di te thote. Per te tjerat eshte nul. E vetmja gje qe di te beje mire, eshte TE RRJEPE SHQIPTARET

  3. Fantastig ky hashtagu, Ti nuk do jesh kurre vetem. Fantastik dhe shume i sakte. Sa te kemi qeverine Rama, hajdutet nuk do na lene kurre vetem. Do i kemi me vete kudo qe te shkojme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *