• |
ide | kryesore

Franceso Totti në zi, humb të atin: ‘Sherifi’ i infektuar me Covid

-Instant, Sport



Humbje e rëndë në shtëpinë Totti. Në Romë u nda nga jeta Enzo, i ati i Francesco Totti. I mbiquajtur “Sherifi”, babai i ish-kapitenit verdhekuq ishte shtruar në spitalin Spallanzani pasi u infektua me koronavirus. I prekur nga patologji të tjera, 76 vjecari Enzo ishte goditur dy vjet më parë nga një infarkt. Shpesh në Trigoria për të ndjekur të birin, i ati i Totti ishte i famshëm për hyrjet e tij në dhomat e zhveshjes.

Si pasojë e vdekjes së të atit me Covid-19, Totti e familja i janë nënshtruar kontrolleve të zakonshme edhe pse për momentin nuk rezultojnë të jenë pozitiv ndaj virusit. Me qëllim parandalues të gjithë aktivitetet e “Totti soccer school” janë pezulluar.

HOMAZHI I ROMËS

“SHERIFI”
Për popullin verdhekuq e Romën “Sherifi” ishte një institucion. Një simbol. Deri kur shëndeti ia lejoi, ai ndoqi nga afër karrierën e “Pupone” duke u prezantuar shpesh edhe në grumbullimet e Romës në mal, ku ndiqte me disa miq stërvitjet ndërsa luante me letra. Vite më parë inauguroi atë që më pas u bë një traditë në dhomat e zhveshjes verdhekuqe për të festuar ditëlindjen e të birit. Cdo 27 shtator, i ati i Francescos vinte në qendrën sportive me pizza të bardhë e mortadelë për të gjithë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *