• |
ide | kryesore

Juventus vendos ‘duart’ mbi Alaba: asnjë ultimatum nga Bayern, në qershor me parametër zero

-Instant, Sport



Ka qenë një prej lojtarëve më të kërkuar nga të mëdhenjtë e futbollit europian. Një rast i artë, duke parë kontratën në skadencë qershorin e ardhshëm. David Alaba nuk ka ndërmend të qendrojë në Bavari e fakti që nuk flitet më për rinovim me Bayern është më shumë se domethënës. Juventus ka lëvizur prej kohësh për mbrojtësin polivalent dhe është në një pikë të avancuar të tratativës me stafin e lojtarit. Alaba mund të mbërrijë me parametër zero në fund të këtij sezoni, ose duke parë mardhëniet e mira të torinezëve me Bayern Mynih, janarin e ardhshëm.

Alex Sandro, përtej problemeve fizike aktuale, nuk ka bindur plotësisht vitin e kaluar. Frabotta është ende shumë i ri e Cuadrado duhet të adaptohet në një rol jo të tijin. Ja përse Alaba i duhet sa më parë të jetë e mundur një Juventusi që do të arrinte kështu të zgjidhte problemin e krahut të majtë. Mbrojtësi austriak, ka treguar se është një nga më të përdorshëm në Europë, duke qenë se shpesh luan si qendror e në të kaluarën ka luajtur edhe si mesfushor.

Drejtuesit bardhezinj kanë një raport të ngushtë me Bayern, si tregon edhe lëvizja e fundit e Douglas Costa. Kështu që mund të arrihet një akord për ta sjellë Alaba në Torino që në merkaton e janarit.

SALIHAMIDZIC: “ASNJË ULTIMATUM PËR ALABA”
Gjatë prezantimit të lojtarëve të ardhur Bouna Sarr e Eric Maxim Choupo-Moting, drejtori sportiv Hasan Salihamidzic ka folur për të ardhmen e Alaba: “David është një lojtar i yni, është në klub prej shumë, shumë kohe, 12 vjet. Nuk do ti japim një ultimatum. E dimë të gjithë cfarë mund të na japë. Po mundohemi ta bindim. Natyrisht do të ishim të kënaqur nëse qendron në Mynih e shpresojmë që firma të mbërrijë herët e vonë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *