• |
ide | kryesore

Letra motivuese e Klopp për tifozin e vogël me probleme ankthi: “E di Lewis, ndonjëherë jam edhe unë”

-Instant, Sport



Kur je një yll i futbollit, mjafton një gjest i vogël për të ndryshuar ditën (ose përse jo, jetën) e një tifozi të vogël. E nëse është dikush që këtë e di në perfeksion, është Jurgen Klopp. Tekniku i Liverpool i përgjigjet vazhdimisht personalisht shumë letrave që tifozët e rinj të Reds i dërgojnë. E, si bën të ditur Liverpool Echo, këtë herë zgjodhi atë të Lewis, 11 vjecar, një fëmijë me probleme ankthi që i kërkonte këshilla si të kalonte momentet e komplikuara. Klopp nuk vonoi dhe i dërgoi… recetën e tij.

NERVOZ – “Përshëndetje Lewis, mund të filloj duke të thënë një sekret? Edhe unë ndonjëherë ndihem nervoz. E të jem i sinqertë do të më frikësonte e kundërta, sepse kur ndodh, kam mundësinë të transformoj atë energji në dicka pozitive. E di që mund të të duket e cuditshme që trajneri i Liverpool të provojë atë që provon ti, por është kështu. Nga letra jote kuptoj që je një djalë që mendon shumë e që kujdesesh për të tjerët. E kur ke këto kualitete është vështirë të mos jesh nervoz. Më ke pyetur cfarë bëj kur lojtarët e mi ndihen kështu e përgjigja është e thjeshtë: i kujtoj atyre sa rëndësi kanë për mua e sa unë besoj tek ata. E kam i sigurtë që edhe familja jote bën të njëjtën gjë me ty”.

PËRQAFIMI – “Nuk duhet të shqetësohesh nga fakti që mund të ndodhin gjëra të këqija. Ti e di që kam humbur shumë finale e kjo nuk është e bukur, por falë familjes sime e miqve kam vazhduar përpara e kam patur momente të bukura. Nëse do mendoja vetëm për gjërat e këqija, nuk do ishte e mundur, kështu që qendro pozitiv e mendo për momentet e bukura që do të kesh. E mos harro që je pjesë e familjes së Liverpool, kështu që ke miliona persona si ti që duan që ti të jesh i lumtur. Mbështetja jote vlen shumë për ne e shpresoj që kjo letër të tregojë se edhe ne të mbështesim ty”. Letra e teknikut gjerman është vlerësuar shumë edhe nga e ëma e Lewis. “Ishte dicka shumë e bukur nga ana e tij, vërtetë shumë i sjellshëm. Shkuam menjëherë të blenim një kornizë, sepse Lewis kishte frikë mos prishej. E tani është në dhomën e tij”. Si për ti kujtuar Lewis e gjithë të tjerëve… që edhe Klopp ndonjëherë ka probleme ankthi…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *