• |
ide | kryesore

Magath kundër ikonave: “Trofetë tek Barça i ka fituar Messi, jo Guardiola. Ajo që bën Klopp quhet kundërsulm”

-Instant, Sport



Felix Magath kundër të gjithëve. Gjermani ka dashur të vendosë pikat mbi “i” për atë që i përket dy njerëzve që për momentin konsiderohen trajnerët më të mirë në botë: Pep Guardiola e Jurgen Klopp, dy që Magath i njeh mirë duke qenë se kanë provuar edhe Bundesligën. Për ish-mesfushorin, meritat e dy teknikëve janë mbivlerësuar shumë, sidomos kur flitet për taktikë. Magath ka shpjeguar për Bild arsyet e bindjes së tij.

PEP – Për sa i përket Guardiolas, kritika është ajo që shoqëron Pep… prej 10 vjetësh. Pa Messi, nuk do të kishte fituar asgjë? Për Magath është kështu. “Barcellona ka fituar vetëm për shkak të Messi, një që mund ta vendosë një ndeshje nga hiçi. Titujt i ka fituar Messi, jo Guardiola. Pa Leon, sistemi i tij nuk do të funksiononte me kaq sukses. Përndryshe Guardiola do ta fitonte Champions League edhe me Bayern Mynih ose Manchester City. Tiki-taka funksionon vetëm nëse ke lojtarë teknikisht superiorë ndaj kundërshtarve. Për spektatorin zotërimi i topit, sic e quaj unë, është i mërzitshëm e skuadrat më të forta nuk kanë nevojë ta bëjnë”.

JURGEN – Magath ka rezerva edhe për bashkëkombasin e tij Klopp. Sipas tij ka fituar sepse ka zgjedhur njerëzit e duhur (duke i paguar edhe shtrenjtë), por që me mënyrën e tij të lojës nuk ka shpikur asgjë. “Jurgen Klopp ka bërë të funksionojë sistemi i tij me sukses falë zgjedhjeve të lojtarëve, jo për taktikat e tij. Nëse Liverpool nuk do ta kishte hapur bursën e nuk do të kishte blerë në portë Alisson për 60 milionë e në mbrojtje Van Dijk për 85, edhe sistemi i tij nuk do të kishte sukses. Dikur e quanim kundërsulm, tani quhet ‘Gegenpressing’”.



1 Comment

  1. Respekte magath.

    Ka nevoje per qartesi
    Eshte bere konfuz futbolli a thua se.po shpiket cdo vit si luhet.
    Shume marketing shume media shume para dhe shume maskarenj qe e prishin lojen sportin dhe garen

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *