• |
ide | kryesore

Meta kujton vrasjen e deputetëve në ’47, shpërthen në akuza të rënda ndaj mazhorancës: Parlament monist si atëherë

-Instant, Lajme, Të fundit



Presidenti Ilir Meta ka kujtuar ekzekutimin e grupit të deputetëve dhe bashkëpunëtorëve të tyre në 10 tetorin e vitit 1947, një ngjarje që ka hyrë në historinë e Shqipërisë, si një prej akteve më të rënda të asgjesimit masiv të opozitës politike. Ky akt instaloi zyrtarisht “institucionin” e eleminimit fizik, spastrimit dhe terrorit ndaj mendimit ndryshe. Më tej, presidenti ka hedhur akuza të rënda ndaj mazhorancës, duke thumbuar se ndonëse kanë kaluar 73 vjet pas kësaj ngjarjeje, shqiptarët kanë, si atëherë, një parlament monist, të vendosur në funksion të pushtetit, që miraton ligje e ndryshon Kushtetutën vetëm për të ndaluar opozitën politike. Sipas presidentit mazhoranca ndëshkon mendimin ndryshe dhe median kritike dhe ngre kartonat jeshilë vetëm për ligje në funksion të një kaste oligarkësh që po vjedh çdo ditë pasuritë e shqiptarëve.

Në akuzat e tij drejtuar mazhorancës dhe kryeministrit Rama, Meta shkruan se vendi drejtohet nga një regjim autokratik që tenton të marrë formën e një junte, ku Kryeministri në detyrë mburret me krenari nga foltorja e Kuvendit një-partiak.



1 Comment

  1. YMER GELBAZA EDI RAMA KETE ,GREG KRISTAQ RAMEN E KA DJAL APO VELLA ?!?! thotë:

    KRISTAQ RAMA JA BERI DHE NJE VELLA ME SHUME EDI RAMES ,GREG KRISTAQ RAMEN

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *