• |
ide | kryesore

“Na grabitën dhe përdhunuan”/ Të moshuarat e vetmuara në Palasë denoncojnë rastet (VIDEO)

Arkiva, Lajme, Të fundit



Prej 10 ditësh të moshuarit në fshatin Palasë po terrorizohen nga hajdutët. Në shtëpitë e tyre grabitet ditë e natë dhe madje u kërcënohet edhe jeta. Disa muaj më parë ata tregojnë se një prej të moshuarave është dhunuar seksualisht. Hajdutët hyjnë në shtëpi të veshur si punëtore të ujësjellësit.

“Ndihemi të frikësuar të jetojmë në shtëpitë tona”-shprehen me lot në sy banoret teksa i takojmë të mbledhur bashkë në lokalin e fshatit.

Hajdutët vjedhin paratë e pensionit e çfarë të gjejnë si psh: pashaporta/karta Identiteti apo veshje.

Fshati Palasë është fshat bregdetar kryesisht me banorë të moshës së tretë. Sezoni veror e bën këtë fshat më të populluar e mesa duket mbyllja e tij pasohet nga vjedhje në shtëpitë e të moshuarve që përbëjnë shumicën e banorëve. Edhe pse hetimet vazhdojnë askush nuk është vënë në pranga./ Tch



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *