• |
ide | kryesore

OBSH: Imuniteti i tufës, s’është përdorur kurrë si strategji në një pandemi

-Instant, Arkiva, Planet, Të fundit



Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar sot se numri i rasteve me koronavirus në të gjithë globin është në nivelet më të larta, që nga fillimi i pandemisë.

 

Duke folur në konferencën për shtyp të mbajtur sot nga Gjeneva, Adhanom Ghebreyesus, drejtuesi i OSBH tha se në katër ditët e fundit është regjistruar numri më i lartë i rasteve të raportuara deri më tani. Ai shtoi më tej: “Në të gjithë botën, ne tani po shohim një rritje të numrit të rasteve të raportuara me Covid-19, veçanërisht në Evropë dhe Amerikë”. Tedros ishte kundër idesë së imunitetit të tufës.

Kreu i OBSH tha se imuniteti i tufës kundër fruthit kërkon që rreth 95% e popullatës të vaksinohen.

‘5% i mbetur do të mbrohet nga fakti që fruthi nuk do të përhapet në mesin e atyre që janë vaksinuar. Me fjalë të tjera, imuniteti arrihet duke mbrojtur njerëzit nga virusi, jo duke i ekspozuar ata ndaj tij. Imuniteti i tufës nuk është përdorur kurrë si një strategji për t’iu përgjigjur një epidemie, aq më pak një pandemie. Është shkencërisht dhe etikisht problematike.’-tha ai.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *