• |
ide | kryesore

Pasi nuk e takoi në Berlin, Rama bisedon në Skype me Merkel

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama ka pasur një bisedë përmes Skype me Kancelaren gjermane Angela Merkel këtë të hënë, për të cilën dha detaje përmes një postimi në rrjetet sociale. Temë diskutimi mes tyre ishte përveç planit të BE për investimin në Ballkanin Perëndimor, edhe progresi i vendit në rrugën drejt integrimit evropian.

“Edhe njëherë si gjithnjë, kënaqësi e veçantë biseda me Kancelaren gjermane, një mike e shkëlqyer që e njeh, e kupton dhe e ndjek rajonin tonë e Shqipërinë gjithashtu, me detaje e vëmendje krejt të posaçme!“, shkruan Rama.

Kryeministri Rama ne Facebook:

Me Kancelaren Merkel, biseduam pak më parë për rreth 60 minuta mbi Planin e Madh të Investimeve të Bashkimit Europian për Ballkanin Perëndimor dhe nxitjen e mëtejshme drejt Shengenit Rajonal; progresin e Shqipërisë pas vendimit për çeljen e negociatave dhe përpjekjet në vijim drejt Konferencës së Parë Ndërqeveritare me BE, si edhe kryesimin e suksesshëm të OSBE nga Shqipëria dhe sfidat deri në përmbylljen e mandatit tonë në dhjetor.

Edhe njëherë si gjithnjë, kënaqësi e veçantë biseda me Kancelaren gjermane, një mike e shkëlqyer që e njeh, e kupton dhe e ndjek rajonin tonë e Shqipërinë gjithashtu, me detaje e vëmendje krejt të posaçme!

#DankeAngela?????#FaleminderitAngela



15 Comments

  1. HIGJENA PERSONALE E EDO RAMES,PO I LARGON KRYEMINISTERAT E VENDEVE TE TJERA TE MOS E TAKOJN FIZIKISHT NGA AFER SE PO MBAN ERE TE QELBUR ERE QENI TE NGORDHUR,GATI EDHE ME KEQ SE QKA DEL NGA GOJA E MERO BAZES DHE CARLO BOLES BOLINO DHE BATON HAXHIUT

  2. Sikur te te ishte gjys e vertet do e nxirrte Merkelin ne ekran, ky plaku i Surrelit edhe kur genjen veten mendon se genjen popullin ?

  3. Ja pra pse eshte detyre e gjithesecilit ta votojme edhe njehere Edi Ramen per nje mandat tjeter

    4 vjecar e pse jo 8 e 12 vjecar ne krye te Qeverise. E kush tjeter si ai ka njohjen dhe kapacitetin

    per te folur 1 ore me Merkelin , 2 ore me Makronin, te kete keshilltar ish-kryeministra si

    ai i Britanise se madhe apo i Kroacise . Kur udheheqessit e botes ja varin kaq shume kush jemi

    ne qe ta veme ne dyshim apo ne kandar se kush vlem me shume ky apo Lulzim Basha.

    Eshte krejt e panevojshme te shkojme ne zgjedhje kur ne krye per fatin tone kemi nje udheheqes

    kaq gjenial por edhe nese shkojme sa per sy te botes, te gjitha votat duhet te shkojne per

    kete lider te pakrahasueshem me asnje tjeter ne historine e Shqiperise dhe qe ne duhet te

    ndihemi te privilegjuar qe qelluam te jemi bashkekohes te TIJE. E gjithe bota na ka zili

    qe nje vend dhe popull kaq i vogel ka nzjerre nje udheheqes kaq te madh me permasa

    planetare.

  4. Lulzim Basha ka vërtetuar edhe ditën e sotme se nuk ka lidhje me matematikën. Në një dalje për mediat, ndër të tjerash Basha teksa bënte politikë me shifrat u shpreh se 6 në 4 biznese nuk nxjerrin fitim.

    Vetëm Lulzim Basha mund të na tregojë se si 6 mund të hyje tek 4. Por opinioni publik tashmë është mësuar me matematikën dhe shifrat e tij

  5. Te thoje 15 minuta dhe do ta besonim por te humbi ajo nje ore me nje te semure mendor si ty pak e pabesueshme shoku Ramazon Pordha

  6. 60 minuta?????Mos kanë 6????Sepse ky jeton në botë ireale dhe të gënjeshtres.60 minuta!!!!Paska kaq kohë Merkel të meret me të luajtur.Rrezik ska folur fare dhe e bën për propagandë siç e ka zanat në prag të zgjedhjeve.

  7. Ka marre -profilin e saj -gjate nje dalje ne -RTL-ky pafilloja dhe na i bashkon dy profilet ne munitor dhe na brockullit sikur bizedon me Merkelin.

  8. “… mbi Planin e Madh të Investimeve të Bashkimit Europian për Ballkanin Perëndimor dhe nxitjen e mëtejshme drejt Shengenit Rajonal…”
    Ky është karuc komplet. Kujt i ha palla se sa do investohet në rajon.
    Shqipëria do përfitoj gjë, apo do presin derisa të thyesh qafën ti dhe rilincat kriminel ordiner?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *