Jepet masa e sigurisë “arrest me burg” për iranianin, i cili dy ditë më parë u arrestua në Tiranë me akuzën për përgjime të paligjshme kompjuterike.
45-vjeçari, Bijon Poolandrag, u arrestua në kuadër të operacionit të koduar “Hija” që u zhvillua nga Njësia për Hetimin e Krimit Kibernetik në Departamentin e Policisë Kriminale, në Policinë e Shtetit.
Policia ka njoftuar se ky shtetas nëpërmjet veprimeve të ndryshme, ka kryer komunikime nëpërmjet një aplikacioni mesazhimi në rrjet, të cilin e përdorte duke e lidhur me numrat e telefonave celular të shtetasve të tjerë.
Gjithashtu ky shtetas siguronte kodin e verifikimit të aplikacionit në forma të ndryshme nga këta shtetas, duke vënë në funksionim aplikacionin në aparatet e tij kompjuterike.
4 telefona celularë, një USB, 3 dokumente udhëtimi, 10 karta sim dhe dokumente të tjera të ndryshme.