• |
ide | kryesore

Rudina Hajdari zbulon se me cilën parti do të marrë pjesë në zgjedhje

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Deputetja Rudina Hajdari u jep fund hamendjeve duke treguar se me cilën parti do të garojë në zgjedhjet e ardhshme të 25 prillit. Ajo tha se do të jetë pjesë e një partie të re të quajtur “Nisma”, por që nuk ka lidhje me “Nisma Thurje”.

“Padyshim që do të marrim pjesë në zgjedhje. Do të jemi me një lëvizje të re dhe kjo lëvizje e re tashmë e ka emrin e saj dhe e ka emrin “Nisma”.

Në çdo qytet që kemi vajtur dhe kemi takuar njerëz kanë treguar shumë interes dhe ky shpërthim mediatik që krijoi janë e fundit na ndihmoi në mënyrën sesi reaguan njerëzit. Njerëzit janë të lodhur duke votuar 3-4 njerëz dhe tani duan diçka të re”, – deklaroi deputetja.

Hajdari tha se shoqëria civile “Nisma Thurje” është diçka tjetër nga partia politike “Nisma”.

“Nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën. Mbetet për tu caktuar në të ardhmen se cili prej tyre do të angazhohet dhe të kandidojë në zgjedhjet e ardhshme. Ka pasur goxha kureshtje për mënyrë se si do të funksionojë”, – tha Hajdari.

Pak ditë më parë u përfol për një krisje mes Rudina Hajdarit dhe disa prej drejtuesve të “Nismës Thurje”, pas miratimit të Kodit të ri Zgjedhor. ©LAPSI.al



12 Comments

  1. Uaa nisma,ik moj dhe mos u nis fare sedo pengohesh dhe do te rezohesh perpara sec te nisesh,,, Shko mer Jozefinen,Tosin dhe Bregun dhe ulluni tek lana ose ura e brarit dhe mos dilni meee,turp,turp ju ngecte e mira ne ,,,,,,

  2. E njëjta gjë ndodh edhe ne qendrën ku votoi kryetari i PD-së, zoti Lulëzim Basha.Gazetarja e Fiksit menjherë pasi Basha del nga qendra e votimit, futet dhe u thotë anëtarëve të komisionit se nuk ka kartë anëtarësimi dhe se i përket lagjes nr 1. Anëtarët e verifikojnë që ajo nuk e ka emrin në listat emërore, por nuk e pengojnë për të votuar.

    E njëjta skenë përsëritet edhe në qendrën e votimit tek zona e njohur si Xhamllëku në kryqytet

    Gazetarja e Fiks fare e cila kishte votuar pak minuta më parë ne qendrën e votimit të Bashës, paraqitet para komisionit vetëm me ID-në.Ja ka bythe loqja e majte e salihut lulzimja

  3. Hahaha mish mash, sa andej ketej votat pershesh. Mbyti dhe keto sorosjanet e vegjel te pakten.. Rudina pse nuk iken tek PDIU..te shohim sa çame ka tropoja

  4. prse zgjodhi emrin Nisma, apo po shfrytezon lajmi e Nismes Thurje qe do futej ne zgjedhje me te dhe do te c’orientoje elektoratin…hilacake e kopjace…E keni per fis!.Formo nje parti me emrin “hajdaret” :p dhe shikoje sa do te votojne

  5. Po e ka mire qe e ka quajtur -partine-e saj -Nisma-.Sepse eshte me te vertet -nisma -e saj drejt humneres ,drejt fundit te karieres saj politike.Do ngelen si -Taku Ngjela,Bamir Topja ,Patoci,Bojaxhiu me shoke .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *