• |
ide | kryesore

Shpërndanin drogë, arrestohen dy të rinjtë në Shkodër

Lajme, Të fundit



Një person me precedent kriminal të theksuar në fushën e narkotikëve dhe bashkëpunëtori i tij janë arrestuar nga Policia e Shkodrës, Ka nisur procedimi penal në gjendje të lire edhe për një tjetër shtetas.

Strukturat e DVP Shkodër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Shkodër, në zbatim të planit të masave për goditjen e paligjshmërisë dhe në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative për një person me rrezikshmëri shoqërore që merrej me shpërndarje të lëndëve narkotike në doza të vogla, kanë organizuar punën dhe si rezultat kanë kapur e vënë në pranga shtetasit:

– B. Ç. 22 vjeç, banues në lagjen Guerrile, Shkodër dhe I. S. 25 vjeç, banues në lagjen Guerrile, Shkodër, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja narkotikëve” e kryer në bashkëpunim. Gjithashtu kanë proceduar penalisht në gjendje të lirë shtetasin I. Ç. (babai i shtetasit B. Ç.).

Arrestimi këtyre shtetasve u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit I. Ç., u gjetën 277 doza me lëndë narkotike cannabis sativa.

Gjithashtu, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit I. Ç. 55 vjeç, banues ne lagjen Guerrile, Shkodër, u gjet një thikë me dorezë metalike.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *