• |
ide | kryesore

Shtypi tifozin në San Siro, mbrohet në Gjykatë: “Nuk e bëra unë, ika se u tremba”

-Instant, Sport



“Nuk kam shtypur askënd, vetëm u largova i trembur nga rrëmuja”. Kjo është ajo cfarë ka deklaruar Fabio Manduca, në seancën dëgjimore me dyer të mbyllura përpara gjykatësit, që ka pranuar kërkesën e tij për gjykim të shkurtuar për akuzën se ka shtypur e vrarë me makinën e tij Daniele Belardinelli, ultràs i Varese që humbi jetën në përplasjet e 26 dhjetorit 2018 pak larg San Siros para Inter-Napoli.

Manduca, i akuzuar për vrasje të qëllimshme, ka kërkuar të merret sërisht në pyetje, ku ka mohuar akuzat e ka pretenduar se ajo ishte hera e parë që shkonte në stadium për të parë Napolin. 40 vjecari tifoz i Napolit është arrestuar në 18 tetor 2019. Akuza për vrasje të qëllimshme, sipas prokurorëve, përforcohet nga një konsulencë e rëndësishme teknike, firmosur nga disa ekspertë, mes të cilëve anatomopatologia e njohur Cristina Cattaneo.

“Pashë një dritë të kuqe para semaforit – ka pretenduar Manduca -. Ford Transit që ishte para meje u tërhoq mbrapsht, e kalova nga e majta me Renault Kadjar, pastaj policia më bëri shenjë të vazhdoj e eca deri në stadium pa u ndaluar “.

“Sipas meje nuk është një version i besueshëm” ka shpjeguar avokati Gianmarco Beraldo, i punësuar nga mamaja e Belardinelli, një nga tre palët civile që janë kostituuar, bashkë me gruan e ultrasit të Vareses e të bijën mazhorene. Për avokatin është “një version që kundërshton me pohimet e tjera të tij”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *