• |
ide | kryesore

Si fituan 500,000 mijë dollarë mashtruesit e TikTok duke shitur aplikacione

Stil



Një vajzë 12-vjeçare në Republikën Çeke raportoi në fillim, llogaritë shumë të ndjekura të TikTok që kanë shitur aplikacione për të dyja pajisjet Android dhe iOS. Aplikacionet e quajtura ‘Wallpaper’ apo ‘Shock Your Friends’ janë ndër shtatë aplikacionet në fjalë, të cilat kanë fituar rreth $500,000.

Nëpërmjet profileve të TikTok, të cilët këto mashtrues i kanë me rreth 300.000 ndjekës, ata kanë shtyrë përdoruesit e rinj të marrin aplikacionet duke paguar $2 deri në $10. Pjesa më e madhe e aplikacioneve nuk bëjnë asgjë veçse shfaqin reklama të vazhdueshme.

Aplikacioni ‘Shock Your Friends’, për shembull, thjesht lejon përdoruesit t’u dridhet telefoni kur shtypet një buton dhe ky është një funksionalitet thuajse i papërfillshëm, duke marrë parasysh që për atë “shërbim” përdoruesi po paguhen para.

Studiuesit vlerësojnë se shtatë aplikacionet e përfshira në skemë janë shkarkuar gjithsej 2.4 milion herë nëpër Google Play Store dhe Apple’s App Store.

Jakub Vavra, analist i kërcënimeve në Avast, tha:

“Aplikacionet që zbuluam janë mashtrime dhe shkelin politikat e aplikacioneve të Google dhe Apple duke bërë pretendime mashtruese rreth funksioneve të tyre, ose duke shërbyer reklama jashtë aplikacionit dhe duke fshehur ikonën origjinale të aplikacionit menjëherë pas instalimit të tij.

Është veçanërisht shqetësuese që ato po promovohen në platformat e mediave sociale të popullarizuara në mesin e fëmijëve më të vegjël, të cilët mund të mos njohin disa prej “kurtheve” dhe të bien më lehtë pre e tyre.”

Së pari, duhet ditur se: Nëse një aplikacion kushton para dhe premton të mos ofrojë shumë për sa i përket funksionalitetit, shanset janë që të jetë një aplikacion mashtrimi.

Vávra shtoi:

“Shumë nga këto aplikacione ofrojnë gjëra bazike ose të paarritshme, si lojëra të thjeshta që pretendojnë të trondisnin lojtarët apo blerja e fotove për ekranin e telefonit (wallpapers) për $8, që është një shumë e madhe, duke marrë parasysh që ka pafund të tilla falas në internet dhe në aplikacione të tjera.”

Së fundmi, prindërit këshillohen të flasin me fëmijët e tyre për sigurinë e shkarkimit të këtyre aplikacioneve dhe t’i mësojnë ata aftësitë themelore të shkrim-leximit dixhital për t’i ndihmuar t’i kuptojnë vetë këto gjëra.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *