• |
ide | kryesore

SPAK kërkon të shtyjë me tre muaj hetimet për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoj

-Instant, Lajme, Të fundit



Kërkohet shtyrja me tre muaj e hetimeve të dosjes së tentativës për vrasje, të prokurorit të Prokurorisë së Durrësit, Arjan Ndoj.

SPAK ka kërkuar shtyrje, për shkak se nevojiten hetime më të thelluara. Kërkesë kjo e pranuar nga gjykata.

Aktualisht për këtë çështje është nën masën e sigurisë “arrest me burg”, Redjan Rraja, dhe personi i dytë i dyshuar si bashkëpunëtor në krim, Arjol Halilaj.

Atentati ndaj prokurorit Ndoj ndodhi në datën 1 nëntor të vitit të kaluar. Nga ky atentat mbeti i vdekur Andi Maloku, shoferi i prokurorit Ndoja, i cili u nda nga jeta pesë ditë pas atentatit në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Ndërsa të plagosur mbetën vetë Ndoj dhe shtetasi Aleksandër Laho.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *