• |
ide | kryesore

Telefonata me kancelaren/ Gjermanët zbardhin versionin e tyre të bisedës Rama- Merkel

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Pas orë pasi kryeministri shqiptar dha një version të një video-konference me kancelaren gjermane Ambasada e këtij vendi në Tiranë zbardhi detaje nga biseda e Edi Ramës dhe Kancelares Angela Merkel. Sipas asaj që ka thënë zëdhënësi i Qeverisë Federale Steffen Seibert: “Ata biseduan për situatën e pandemisë, marrëdhëniet bilaterale dhe ekonomike si dhe për situatën në rajon dhe përparimin e Shqipërisë në kuadër të procesit të integrimit në BE”. Por ndërsa në njoftimin e Edi Ramës theksi vihej tek kohëzgjatja njëorëshe e bisedës dhe as nuk figuronin fare përmendja e krimit të organizuar dhe korrupsionit, duket se zëdhënësi i qeverisë gjermane nuk i ka harruar ato: “Këshilli Evropian ka vendosur në mars 2020, të hyjë në bisedimet zyrtare të pranimit me Shqipërinë. Reformat e rëndësishme, të cilat do të përcaktojnë shpejtësinë e bisedimeve, prekin para së gjithash drejtësinë dhe luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit” thuhet në deklaratën e tij.

Pas orës 16:00 të pasdites, kryeministri botoi një njoftim në Facebook ku nuk harroi slloganin “Danke Angela”. Ai shkroi:

“Me Kancelaren Merkel, biseduam pak më parë për rreth 60 minuta mbi Planin e Madh të Investimeve të Bashkimit Europian për Ballkanin Perëndimor dhe nxitjen e mëtejshme drejt Shengenit Rajonal; progresin e Shqipërisë pas vendimit për çeljen e negociatave dhe përpjekjet në vijim drejt Konferencës së Parë Ndërqeveritare me BE, si edhe kryesimin e suksesshëm të OSBE nga Shqipëria dhe sfidat deri në përmbylljen e mandatit tonë në dhjetor.

Edhe njëherë si gjithnjë, kënaqësi e veçantë biseda me Kancelaren gjermane, një mike e shkëlqyer që e njeh, e kupton dhe e ndjek rajonin tonë e Shqipërinë gjithashtu, me detaje e vëmendje krejt të posaçme”!

Në fjalët e mësipërme, që Lapsi.al ka shenjuar me të zezë dhe që tregojnë përshkrimin hiperbolizues të Ramës jepet një pasqyrë tejet entuziaste e bisedës. Por ajo mungon krejtësisht në njoftimin e kancelarisë, i cili u bë, me sa duket, pasi pala gjermane është treguar e pakënaqur me pasqyrimin që Rama i ka bërë takimit.

©Lapsi.al

 



13 Comments

  1. EDI RAMA NUK E PERMENDI FARE KRIMIN E ORGANIZUAR DHE KORRUPCIONIN FARE FARE

  2. Gjermanet jane naziste dhe qellimisht flasin gjera qe nuk qendrojne vetem per te poshteruar liderin me te madh dhe me te shquar qe ka njohur bota ne shek. 21.
    O naziste gjermane,
    Ju jeni hakdute,
    Lavdine e Rames
    Per vete e zute…

  3. Pasi krizen bjelloruse e rrafshoi,
    e Turqine me Greqine na i pajtoi,
    Ramalluku ka marre detyre te re,
    do kontrolloje investimet ne BE,
    qe ti lere me gisht ne goje atje,
    e ato te behen pishman qe kan le,
    po zgjidh krizat ngado ky Gomar,
    vetem krizen ketu e ka bo Mullar!

  4. E njëjta gjë ndodh edhe ne qendrën ku votoi kryetari i PD-së, zoti Lulëzim Basha.Gazetarja e Fiksit menjherë pasi Basha del nga qendra e votimit, futet dhe u thotë anëtarëve të komisionit se nuk ka kartë anëtarësimi dhe se i përket lagjes nr 1. Anëtarët e verifikojnë që ajo nuk e ka emrin në listat emërore, por nuk e pengojnë për të votuar.

    E njëjta skenë përsëritet edhe në qendrën e votimit tek zona e njohur si Xhamllëku në kryqytet

    Gazetarja e Fiks fare e cila kishte votuar pak minuta më parë ne qendrën e votimit të Bashës, paraqitet para komisionit vetëm me ID-në.

  5. Cfare te qeshure…Tipike skizofrenike…Shiheni ne foto. Ngerdheshet, I shkreti…thote bjeri se I bie mire kancelares…

    Ne kemi faj qe jemi ne Europe gjeografikisht…

    Jemi per gjynah!

  6. E ka telefonuar për ti rithënë që të zbatojë kushtet e që ai do jetë përgjegjës për dështimin e vendimin e Europës për negociatat.

  7. Ky eshte genjeshtar, mashtrues dhe zhvates. Ky beson edhe genjeshtrat e veta ndaj ka ikur nga realiteti, tani eshte Edi ne Boten e Cudirave. Nuk e beson me njeri, le te fluturoje i lire dhe i lumtur mbi kete hale qe me mund ndertoi qe nga 2001. Ata qe e votuan dhe ata qe e shiten voten pak i kane keto qe ju ben ky, por cfaj kane ata qe nuk e votuan?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *