• |
ide | kryesore

Titullar me Shqipërinë, Kumbulla gati të fitojë edhe Romën: tetori muaji i artë i mbrojtësit

-Instant, F1, Sport



Një gjë është e qartë, tetori për Marash Kumbullën mund të bëhet vërtetë muaji i artë. Ose të paktën ai që do ti sjellë fat. Sepse një vit më parë (në 14 tetor të 2019) debutoi në kombëtaren e Shqipërisë, duke u futur një minutë nga fundi në fitoren 4-0 në shtëpi kundër Moldavisë. Dje, 11 tetor 2020, qendrori i Romës ka bërë debutimin si titullar. Reja e ka zgjedhur për të udhëhequr mbrojtjen me 5 në shtëpinë e Kazakistan, në një ndeshje që përfundoi 0-0 në grupin C të Nations League, por që e mban në lojë kombëtaren shqiptare për një promocion të mundshëm në Ligën B. “Një rezultat i rëndësishëm, që mban në lojë objektivët tonë – ka thënë në fund të ndeshjes mbrojtësi për Gazzetta dello Sport – Tani duhet të mendojmë për ndeshjen tjetër, sepse duam të bëjmë më mirë. I lumtur për debutimin si titullar me këtë ngjyra e për herën time të parë në fushë në Nations League”. Ndeshja e ardhshme do të jetë të mërkurën në Lituani, ku Kumbulla me shumë mundësi do të jetë përsëri titullar. Pastaj kthimi në Trigoria, për të vënë zemër e shpirt tek Roma.

Me rikthimin e Smalling në Trigoria, tani Fonseca ka katër qendrorë për tre vende. Në pikëpamjen e shumë impenjimeve (nga 18 tetori në 8 gusht verdhekuqtë do të luajnë 7 ndeshje në 20 ditë mes kampionatit e Europa League) e dëmtimeve të mundshme, Fonseca për momentin ka evidentuar dy titullarë në tre: një është natyrisht Smalling, tjetri është lojtari i kombëtares italiane Mancini. Kështu, në letër, vendi i tretë i takon pikërisht Kumbullës (goditja e merkatos verdhekuqe për 30 milionë euro) e Ibanez. Të dy janë më të rinjtë, ata me të cilët Roma dëshiron të ndërtojë të ardhmen. Sigurisht duhet të përmirësojnë ende gjëra e të rriten në eksperiencë ndërkombëtare (e në këtë pikë aventura me Shqipërinë e ndihmon Marashin, shumë madje). Kjo është edhe arsyeja përse këto ndeshje me kuqezinjtë janë shumë të rëndësishme për të ardhmen. Kumbulla do të jetë titullar edhe në Lituani e nëse duhet të përsërisë provën e mirë të të shtunës, do ta vendosë në vështirësi Fonsecan për sfidën e 18 tetorin me Beneventon. Ibanez është favorit për të kompletuar repartin, sepse është në Trigoria e mund të punojë me teknikun e grupin. Por Kumbulla është aty, gati të luajë shanset e tij. Deri në fund.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *