• |
ide | kryesore

“Trafikim i narkotikëve” dhe “prostitucion”, OFL dërgon kërkesa me shkrim te ish-të dënuarit në Tiranë

-Instant, Lajme, Të fundit



Tre persona me precedentë kriminalë në fushën e trafikut të narkotikëve dhe shfrytëzimit të prostitucionit kanë marr kërkesat me shkrim nga Operacioni Forca e Ligjit për deklarimin e burimeve të pasurisë. OFL-ja i ka nisur kërkesat, shtetasve:

  • Gezim Alimehmeti banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, mbetur në tentativë;
  • Artur Koleci (Çartis), banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;
  • Edmond Shkalla, banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Shfytëzimi i prostitucionit”

“Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme”, njofton Policia.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *