• |
ide | kryesore

Tregolësh me Norvegjinë, Haaland nuk ndalet më: 27 gola në 27 ndeshje në 2020

-Instant, Sport, Video



Që ishte një sulmues vecanërisht prolifik para portës ishte tashmë mjaftueshëm e qartë. Por numrat e 2020 të Erling Haaland janë vërtetë impresionues. Me tripletën ndaj Rumanisë, me fanellën e Norvegjisë, sulmuesi i Dortmund ka arritur në kuotën 27 gola në po aq ndeshje në vitin kalendarik. Deri tani. Me këto 3 gola të mbrëmjes së djeshme, bëhen 6 në 4 ndeshjet e fundit me kombëtaren për sulmuesin e Borussia Dortmund. Haaland është tashmë golashënuesi më i mirë i këtij edicioni të Nations League. Sezoni në vazhdim, me pak fjalë, ka nisur ashtu si ishte mbyllur ai i mëparshmi. Edhe në Bundesliga norvegjezi ka nisur në mënyrë të jashtëzakonshme me 4 gola në 3 prezenca, të cilëve i shtohet edhe goli në Superkupën e gjermanisë.

Nuk është aspak e imagjinueshme ajo që do të ndodhë në merkaton e ardhshme për Haaland. Real ka bërë një sondazh verën e kaluar. Tani mbi të kanë hedhur sytë të bindur anglezët e Manchester City. Guardiola e do me cdo kusht edhe pse United është gati të hapë ankandin për të bindur Borussia Dortmund ta shesë. Sipas asaj që shkruan “Don Balon” për norvegjezin 19 vjecar është e interesuar edhe Juventus.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *