• |
ide | kryesore

136 gola në 86 ndeshje, fenomeni i Dortmund do bëhet debutuesi më i ri në historinë e Champions

-Instant, Sport



Synohet rekordi. Që në debutim. Borussia Dortmund, në vitet e fundit, ka treguar se beson shumë tek Youssoufa Moukoko. Në realitet mbi sulmuesin 15 vjecar (lindur në nëntor 2004) janë të shumtëata që besojnë. Nike, për shembull, i ka dhënë të firmosë një kontratë 10 vjecare që do ti garantojë djaloshit 10 milionë euro. Në Bundesligë, për të, kanë modifikuar edhe rregulloren, duke ulur moshën minimale të debutimit. Tani klubi ka bërë të ditur se do ta përfshijë në listën B (atë për lojtarë të lindur nga 1° janari 1998 e lart) të Champions League, e Moukoko ka mundësi të bëhet lojtari më i ri i të gjithë kohëve në kompeticionin europian.

Michael Zorc, drejtori sportiv i Borussia Dortmund, ka zbuluar se në nëntor, kur Moukoko do të mbushë 16 vjec, do të përfshihet në listën Champions (më parë nuk është e mundshme ta bëjë). Nga 20 nëntori i ardhshëm mund të debutojë: në këtë pikë Dortmund do të ketë përpara ndeshjet në shtëpi me Bruges (24 nëntor) e Lazio (2 dhjetor) e ajo jashtë me Zenit (8 dhjetor). Nëse do të zbresë në fushë në një nga tre ndeshjet, Moukoko do të bëhet më i riu i të gjithë kohëve në historinë e Champions, duke i hequr rekordin Celestine Babayaro, që Anderlecht e zbriti në fushë në 23 nëntor 1994 kundër Steaua Bucarest, kur nigeriani ishte 16 vjec e 87 ditë.

Moukoko, është mësuar të regjistrojë rekord pas rekordi. Me të rinjtë e Dortmund, edhe pse ka luajtur nën moshë, ka shënuar 136 gola në 86 ndeshje. Këtyre mund ti shtohen rreth 50 me të vegjëlit në vitin e parë tek Borussia. Prej rreth 6 muajsh Youssoufa po stërvitet me skuadrën e parë të Favre, që jo rastësisht nuk bleu një rezervë natyrale të Haaland.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *