• |
ide | kryesore

Basha i kthehet Ramës: Lapsuset e mia nuk i kushtojnë asnjë qindarkë qytetarëve

-Instant, Lajme, Të fundit



Kreu i PD Lulzim Basha, iu kundërpërgjigj kryeministrit Edi Rama në lidhje me lapsuset në konferencën e djeshme për mediat.

Basha shtoi se Rama nuk duhet të harxhojë kohë, por të merret me hallet e popullit, pasi lapsuset e tij nuk i kushtojnë asnjë qindarkë qytetarëve.

“Dje e patë se si një njeri që kurrë nuk ka pasur sy, mendje e zemër për shqiptarët, është tallur me hallet e tij, e tradhtoi veten e tij. E kishte ndjekur konferencën tonë dhe ishte marrë me lapsusin tim. Herë tjetër kur të bëj lapsus do ta nxjerr unë i pari që të mos merret me këtë por të bëjë detyrën për të cilën është akoma aty. Nuk ka rëndësi nëse bëj 1 apo 2 lapsuse, lapsuset e mia nuk i kushtojnë asgjë shqiptarëve, asnjë lekë, asnjë qindarkë. Ajo që iu kushton shqiptarëve është e vërteta. Ajo që thashë dje, 6 në 4, është 6 në 10 e bizneseve, është shifër e BB, 6 në 10 e bizneseve që nuk nxjerrin fitim. Ja pra që i dëgjoka fjalët e mia, por jo për t’iu ardhur në ndihmë shqiptarëve, jo për të zgjidhur qesen por për të vazhduar vjedhjen e shqiptarëve dhe për ta mbushur hapësirë mediatike me gomarllëqe të tilla që tregojnë se kemi përpara jo vetëm një njeri që nuk ka përgjegjshmëritë minimale për të qenë kryeministër por ka cinizmin kriminal që të mos iu përgjigjet as kërkesave minimale për t’iu ardhur në ndihmë atyre”, deklaroi Basha.



2 Comments

  1. Ke shume te drejte! Rama harxhon kohe me lapsuset e tua qe nuk kostojne asnje qindarke dhe nuk meret me 200.000.000 dollaret e Rruges Kombit te vjedhura nga ty.
    Pikerisht per kete ai duhet te jete pergjegjes.

  2. Shume e sakt kjo qe thua por neser kush me garanton qe edhe ti do behesh nje pernindesh si ky palloshi? Ne demokraci nuk jane njerezit e mire por ligjet e mira dhe zbatueshmeria e tyre e mbajne sistemin ne kembe .
    O basha ju nuk leshuat as 1% pushtet dhe kerkoni qe njerezit tju beojne .Nuk e rruan njeri sesa lapsuse bene , beje sa te duash se edhe ti qenie njerezore je por mos bej dyfytyrshin . Jeni te pa besueshem , Jeni e njeta bajge e ndare pergjysem.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *