• |
ide | kryesore

80 raste të reja dhe 3 viktima nga COVID-19 në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut

Lajme, Të fundit



Shifra të ulëta nga COVID-19 ka shënuar Maqedonia e Veriut në 24 orët e fundit. 80 raste të reja dhe 3 viktima janë regjistruar së fundmi teksa të vdekurit ishin nga Shkupi, një 48-vjeçar dhe dy të moshuar nga Struga e Strumica.

Po ashtu lajmi i mirë është se ka pasur më të shëruar se të infektuar, pasi 97 pacientë fituan betejën me COVID-19.

Kujtojmë se dje vendi fqinj kishte 177 raste dhe 5 viktima, teksa sot të infektuarit kanë rënë nën 100 për herë të parë pas disa ditësh.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *