• |
ide | kryesore

Alarm i ri tek Milan, një tjetër i infektuar me Covid: pozitiv Daniele Bonera

-Instant, Sport



Ka një tjetër rast me Covid-19 në radhët e Milan. Bëhet fjalë për Daniele Bonera, ish-mbrojtësi kuqezi e tani bashkëpunëtor teknik i Stefano Pioli: “Si pasojë e një rritje temperature ai i është nënshtruar dje një tamponi në shtëpi, që ka dhënë rezultat pozitiv ndaj Covid-19 – lexohet në një komunikatë zyrtare të klubit – Bonera sot është në shtëpi në gjendje të mirë. Të gjithë tamponet e tjerë të bërë tek skuadra kanë rezultuar negativë e grupi do të monitorohet me kujdes sipas indikacioneve të ATS e në respektim të protokolleve në fuqi”.

Bonera, duke qenë në stafin e Piolit, punon gjithnjë ngushtësisht në kontakt me skuadrën e për këtë arsye në kampin e Milan kanë rënë këmbanat e alarmit. Për momentin, mes lojtarëve, ata që janë ende pozitivë janë Duarte e Gabbia, por teste të mëtejshme do të kryhen në ditët e ardhshme, në prag të derbit me Inter.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *