• |
ide | kryesore

Basha: Sistemi i shëndetësisë në kolaps, mjekët të mos heshtin

-Instant, Lajme, Të fundit



Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ka bërë thirrje qeverisë që të marrë masat të menjëhershme për të vënë nën kontroll situatën e pandemisë në vend. Duke iu referua një artikulli të Zërit të Amerikës, ku thuhet se infektimet janë rritur me 15% dhe testimet kanë rënë, kryedemokrati ka kërkuar marrjen përsipër të përgjegjësisë, ndërsa u kërkoi edhe mjekëve që të mos heshtin. Sipas Bashës sistemi i shëndetësisë është në kolaps.

“Një lajm nga Zëri i Amërikës tregon peripecitimin e situatës së pandemisë. Koha e kaluar nuk ka shërbyer asnjë grimcë që qeveria dhe kryeministri të nxirrnin mësimet e duhura. Sot, nga burime të brendshme të dy spiataleve kapacitete e tyre për të trajtuar të infektuar janë të shteruar. Që do të thotë se numri total i të infektarëve është i barabartë me kapacitet që këto spitale kanë për të trajtuar. Çfarë po bëhet me Covid 3? Nuk ka Covid 3, ka vetëm propagandë. Ajo që kemi paralajmëruar para dy javësh, sistemi shëndetësor po shkon drejt kolapsit po ndodh. Është realitet, jo më paralajmërim…Të ngrejnë zërin dhe të kërkojnë urgjentisht nisjen e protokollit të parë para se të rritet numri i të vdekurve. Duhet të përfshihet mjeku i familjes. Mjekët të mos heshtin përndryshe janë përgjegjës”, deklaroi Basha.



1 Comment

  1. SHENDETESIA? VETEM KJO? ME THUAJ NJE POR VETEM NJE FUSHE TE VETME QE TE JEMI DISKRET . KETU NUK FUNKSIONON ASGJE. KETU DUHET REVOLUCION . SI RREGULL TI DUHET TE JESH I DYTI NE LIST QE DUHESH SHFAROSUR SE I PARI ESHTE PALLOSHI 2 METROSH

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *