• |
ide | kryesore

Edi Rama midis tre ambasadorëve

-Instant, 1, 2, Arkiva, Ide



Është interesante të vihen re diferencat në qëndrime midis tre ambasadorëve, që u bënë garant për marrëveshjen e 5 qershorit, pas aprovimit nga Parlamenti të ndryshimeve të njëanshme të Kodit Zgjedhor.

Amerikania Kim ishte qartazi mbështetëse, edhe pse shtoi se do të kishte dashur që marrëveshja e 5 qershorit të ishte respektuar.

 Ai i BE-së, Sorecca, i mëshoi pak më shumë kësaj pjesës së 5 qershorit, por nënvizoi hapat përpara që ka bërë Shqipëria.

I vetmi që shprehu zhgënjim pa ndonjë mbështetje për mosrespektimin e marrëveshjes ishte ambasadori britanik, Norman. Janë tri qëndrime që nuk mund të mos i shohim të palidhura me interesat e të tri palëve që përfaqësojnë ambasadorët.

SHBA-të nuk mund të mos jenë mirënjohëse për politikat e Ramës në përkrahje të administratës amerikane, së fundmi edhe për dhënien e Skavicës një firme amerikane shumë të përfolur në kohën kur kjo bashkëpunonte me qeverinë Berisha. (Pa harruar edhe rrethimin që i ka bërë mjeshtri i manipulimit Rama ambasadores për t’i paraqitur një vend normal që po përparon, ndryshe nga ç’thonë armiqtë e brendshëm të Shqipërisë).

Sorecca-s i duhet t’i mëshojë narrativës së tranzicionit të Shqipërisë drejt BE-së, që është edhe puna e tij sipas formulës: keni bërë hapa përpara, vazhdoni në këtë drejtim. Sidomos në këto kohë kur BE po sfidohet në rajon jo vetëm nga Turqia, Kina e Rusia, por edhe nga SHBA.

Britaniku, që nuk i ka këta interesa, duket se e sheh Shqipërinë më ftohtas, ndoshta edhe nën optikën e problemeve në rritje që ka krijuar në Britani krimi i organizuar shqiptar.

Gjithsesi, Edi Rama s’ka se si të mos jetë i kënaqur për këto qëndrime, sepse shqiptarët, të mësuar ta shohin vetveten nëpërmjet syrit të të huajve, në vend se të shihnin ndonjë qëndrim dënues për aktin e Ramës, morën mesazhin se ai vazhdon të ketë mbështetjen e tyre.

Në fakt, shkelja e marrëveshjes ishte konfirmimi i radhës se Rama po e fut vendin në një tunel antidemokratik gjithnjë e më të thellë, nga i cili zor se do të mund të dalim me rrugë normale. Problemi është se shumica e shqiptarëve, edhe në sajë të dekurajimit që përcjellin këta soj ambasadorësh, në vend që të revoltohen nga padrejtësia dhe gënjeshtra që tashmë ulëret, duket se i janë nënshtruar pritjes së këtij fataliteti. Një pjesë e madhe po bën valixhet gati për të ikur në rast të një fitoreje të tretë të Ramës. Të tjerë komentojnë se, ashtu sikurse është katandisur ky vend, nuk vlen më as të lëshosh hije në të e se s’ka opozitë ta kthejë dot më në rrugë të mbarë.

Në kontrast me këtë pesimizëm, që personalisht e shoh mbizotërues, spikat një lloj qetësie optimiste e PD-së, e cila shprehet se çfarëdo që të bëjë Rama, vota e 25 prillit do ta gjejë atë humbës. Duket se kjo qetësi e PD-së mbështetet mbi sondazhe dhe mbi një frymë pakënaqësie, që ndihet tashmë në ajër që e bën të besojë se lumi i votave kundër do të vërshojë aq furishëm, saqë nuk do të ketë digë e barrierë rilindëse që ta përmbajë. Sipas disa zërave, qetësia e Bashës vjen edhe nga fakti se këshilltarët e tij elektoralë të huaj i kanë sugjeruar se duhet të përqendrohet tek evidentimi i rënies ekonomike të vendit dhe te premtimi për të forcuar shtresën e mesme nëpërmjet uljes së taksimit të saj nga 23 % në 9%.

Shumë më i zëshëm është qëndrimi i Presidentit. Ai flet me tepër ashpërsi për akte të rënda, dramatike që po ndodhin, por në anën tjetër shprehet se ruan besimin se shqiptarët do t’ia tregojnë vendin Ramës nëpërmjet “referendumit” të 25 prillit.

Do të uroja të ndodhte kështu, por mbrapa optimizmit të opozitës ka ca “por”-e.

“Por”-i më i madh vjen nga fakti se tashmë është e qartë se Rama po bën gjithçka për të ruajtur pushtetin në një situatë ku kuptohet se ka humbur konsensusin e shumicës. Ndryshimi i njëanshëm i Kodit Zgjedhor duket qartazi se është tregues i masakrës elektorale që po përgatitet. Ndërkohë, as publiku dhe as opozita vetë nuk duket të jenë të qartë se me çfarë mjetesh do ta ndalojnë atë, pasi Rama ka në dorë të gjitha pushtetet, më shumë nga ç’i kishte në kohën kur opozita dilte nga Parlamenti, duke deklaruar se me Ramën nuk ka zgjedhje të lira. Pyetja është: cili do të jetë arbitri që do t’i bjerë bilbilit për faullet e Ramës gjatë lojës? Fakti që ambasadorët nuk i ranë bilbilit me ndryshimin e Kodit Zgjedhor, heq shpresën se ata mund ta luajnë këtë rol siç shpresonte aq shumë opozita kur hyri në negociata.

Dikush mund të shtrojë pyetjen: po çfarë duhet të bëjë opozita në këto kushte, të mos shprehë optimizëm, apo të mos hyjë në zgjedhje?! Jo, por meqenëse nga të gjitha shenjat duket se shpresa e vetme është vërshimi i popullit të pakënaqur në kutitë e votimit, gjykoj se duhet të jetë më aktive për t’i motivuar njerëzit. Për këtë them se nuk duhet të mjaftohet me denoncime, premtime apo duke u dhënë një lloj optimizmi pasiv me kumtin se Rama ka mbaruar, por të ndërtojë një optimizëm aktiv nëpërmjet dialogut dhe bashkëpunimit të vërtetë me njerëzit, duke i bërë pjesë e politikës, të vetëdijshëm se pa ndihmën e angazhimin e tyre kjo e keqe vështirë se mund të luftohet.

Panorama



18 Comments

  1. Për hir të së vërtetës me këtë mungesë të theksuar dijesh në arithmetike, kur ishte ministër Transportesh, Lulzim Basha nga një “lapsus” i vogël i zhvati shtetit 230 milionë eurot e Rrrugës së Kombit. E tha KLSH që drejtohej nga vetë mazhoranca në atë kohë.

    1. Jo se Luli eshte ndonje burre i mire, por keta te tute o i ores 16:37 e akuzuan per vjedhje se doli kosto 13 milione euro per km. 20 milione euro per km tek uanza e re si duken tani? Mos flisni per vjedhje se keni arritur rekorde te paimagjinueshme. Jeni hajdutet me te pafytyre qe kane ekzistuar dhe ekzistojne ne kete planet

    2. Haron se këto 230 milionë shtesë që ju shtuan nga Këshilli i ministrave Rrugës së Kombit, nga KLSH , ishin një shtesë që kërkoi kompania amerikane Bechtel, meqë tuneli hasi në shtresa të buta dhe u ndërprenë punimet pasi kjo i detyronte që të bëheshin betonime të pa parashikuara.
      Pra nuk “i futi në xhep Luli” siç ka mashtruar Rama që e quante Rrugën e Kombit një rrugë që ” të shpie asgjëkundi”, po u përdorën nga kompania amerikabe për të përfunduar tunelet.
      KLSH nuk bëri ndonjë akuzë për vjedhje parashë, por thjeshtë konstatoi që ishte shtuar kostoja jashtë projektit të mëparshëm.
      Këshilli i ministrave (e jo Luli) u mblodh e pasi ishte midis dy varianteve, ose duhej të ndërptiste përfundimin e kësaj rruge duke çuar dëm të gjitha paratë e harxhuara, ose të bënte ate shtesë që përsëri nuk i kalonte kostot e autostradave malore, që ta përfundojë me para të mara borxh.
      E gjithë zhurma propogandistike edviniste me akuza për “serbin” Fasllliç që paskej qenë miku i Berishës , apo kompania amerikane Bechtel që paskej bërë marëveshje korruptive me qeverinë shqiptare, ka rënë poshtë me faktin se qeveria Rama ka bërë marëveshje bashkëpunimi si me Fazlliçin, edhe me kompaninë amerikane.

  2. Lubonje qa mereni me nje te droguar mo aman?lereni birin e kurves, se ketij ja ka shkerdhyer babai gruan dhe si vje turp nga vetja e jo me nga faktet dhe agumentet bindese te prof dr te vendit, ky monster aq gomar esht sa thot me vete vetem une jam i zoti dhe i menqur ndersa keta te tjeret jan dele.

  3. FATOS LUBONJA NJE KANDIDAT POTENCIAL PER PRESIDENT TE KOSOVES,NE QEVERINE E ALBIN KURTIT.. thotë:

    ZOTI LUBONJA JU JENI NJERI NDER GAZETARET E MIJE DHE FAMILJES TIME I PREFERUAR,DHE ME DHEMB SHPIRTI KUR LEXOJ SE MJERO O MJERUAR YMER GELBAZA KELLIRA TE SULMON,KUR KY ZAGAR I TREDHUR EDHE NGA SALI BERISHA (DIKUR ISHTE BYTHLEPIRES I SALI BERISHES) TANI BYTHLEPIRES DHE ZAGAR I PAGUAR NGA EDI RAMA DHE ORGANIZATA ,POR NJE DESHIRE KAM ,PO E TAKOVE NOJ TRYEZE JU LUTEM PESHTYJE NE SURRAT TE SHEMTUAR

  4. OR YMER GELBAZA,KY EDI RAMA GREGUN E KA DJAL APO VELLA -TEDI BLUSHI TALLET KEQ ME MJERON E MJERUAR YMER GELBAZEN thotë:

    YMER GELBAZA KELLIRA MOS SHKRUAJ KETU OR ZAGAR I FRUSTRUAR SEXUAL,IK FUTJA LLAPEN NE BYTH SALI BERISHES DHE EDI RAMES

  5. DITMIR BUSHATI OSE FATOS LUBONJA PRESIDENT I KOSOVES ,ALBIN KURTI KRYEMINISTER,VJOSA OSMANI KRYETARE E KUVENDIT thotë:

    PER TE ECUR PERPARA KOMBI SHQIPETAR DUHET TI FUSIM NE NJE DHOME SE BASHKU,ISA MORINEN ,BATON HAXHIU,HASHIM THACIN,ALEXANDER VUCIC,DULLA KOTIN,YMER GELBAZEN KELLIRA,CARLO BOLEN BOLINO KOL SALLAKU SKYPE DHE RICHARD GRENELL ,DERI SA TE TE NGOPEN ME NJERI TJETRIT

  6. U harrua Fazllici qe merrte pjese edhe ne mbledhjet e Shtabit te ushtrise.
    Fazllici humbi mgjse vodhi sa mujti.
    Hajde Fazllic ,Luli po te pret bashke me Saliun.

  7. O toso ca ben shkrime si hajdar
    Ok i gjati e ka dhi kjo duket
    Po si mund te votoj une per nje pallosh si lulinqe vodhi 200 milion, zgjedhjet e bashkise dhe qe minister kur u vran 4 vet? Si mund te votoj une per nje buce te paedukate si monika qe i mbushte dikur ministrit me lloj lloj fshataresh qe vidhnin dhe derdhnin pare te arka lsi?

    Ne vend qe tme japesh alternativa te reja ti qorro po me riciklon kto qe i kemi provuar e na kane vjedhur

  8. GREG KRISTAQ RAMA E FALENDEROJ YMER GELBAZEN KELLIRA SE JA GJETI BABAIN E TIJ BIOLOGJIK-TANI GREGU KA SHUME RAPORTE TE MIRA ME 2 VELLEZERVE TE TIJ ,EDIT DHE OLSIT thotë:

    OR YMER GELBAZA DHE CARLO BOLJA BOLINO PSE SHKRUANI KETU,N

  9. Lubonja e di cila eshte diferenca midis te treve se ne Britani nuk e pyet njeri Sorosin.
    Prandaj eshte me realisti Ambasadori Britanik.
    Dy te tjeret jane me sahanlepiresit qe ka pasur vendi te atashuar por me 25 prill edhe keta te dy ne pension
    Forza Trump!!

  10. SHKRIM SIPERFAQSOR . PSE FAJIN AMABADORET JA KANE KETYRE? ÇOÇ DINE EDHE ATA QE NUK FLASIN , BILES AJO AMERIKANJA JA THA BASHES , KETEJ NA DONI SI ARBITER DHE PRAPA KRAHEVE BENI MARRVJESHJE . KETA DUAN STATUSQUONE DHE NUK JU RRUHET SE KUR VINE NE PUSHTET .
    MJAFTON QE NUK UA MERR DOT NJERI PUSHTETIN EDHE KUR HUMBIN. POPULLI DHE HALLET E TIJ JANE GJEJA E FUNDIT QE KETYRE JU SHKON NEPER MEND PER TE BERE .

  11. Dmth Rama i dha Skavicen nje firme amrikane dhe ambasadorja e US ndryshoi qendrim!!!!
    Sipas kesaj llogjike, cduhet te themi per firmat amerikane qe bejne bisneze multibillion dollars ne Kine?

    Sorecca mbajti ate qendrim qe mbajti se EU po sfidohet ne rajon nga nga Turqia, Kina e Rusia, por edhe nga SHBA!!!! Gjithsekush ta beje vete lidhjen simbas qejfit.

    Britaniku mbajti ate qendrim qe mbajti prej problemeve qe shkakton ne Britani krimi organizuar shqiptar!!! Edhe ketu gjithsekush ta beje vete lidhjen simbas qejfit.

  12. Por, ajo që mund të pohoj me siguri të plotë është se Meta është përfshirë në një skandal të rëndë dhe të shtrirë në kohë, me dhënien e nështetësisë me kokën e tij, qindra të huajve, duke shmangur çdo verifikim dhe procedurat ligjore.

    Më e pakta po krijon batalione për të kompesuar votuesit që kanë braktisur partinë e tij, por nuk përjashtohet mundësia e pagesave deri në 500 mijë euro për një nënshtetësi.

    Aty ku ka një paligjshmëri fshihet diçka. Ilir Meta nuk e shkel ligjin për snobizëm.

    Besojeni kur thotë se ka idhull Vojo Kushin, por mos harroni fjalimin e tij për nder të Klement Balilit”, shkruan gazetari.

  13. YMER GELBAZA DHE CARLO BOLJA BOLINO ,QKA MENDONI KY GREG KRISTAQ RAMA ESHTE I KRISTAQ RAMES APO EDI RAMES? thotë:

    OR CARLO BOLJA BOLINO DHE YMER GELBAZA MOS SHKRUANI KETU TE LAPSI SE U TURPERUAT FARE,NUK JUA VAR ASKUSH NE PORT’HALET TUAJA DHE SHKRUENI KETU SI KURVA

  14. Në Hollandë, sistemi shëndetësor ka hyrë në krizë për shkak të kulmit rekord të infeksioneve dita-ditës.

    Njësitë e urgjencave të spitaleve në Amsterdam, Roterdam dhe Hagë janë mbyllur për disa orë për shkak të mungesës së stafit dhe shtretërve, i tha Parlamentit Ernst Kuipers, shefi i mjekësisë së urgjencës në Hollandë.

    Disa pacientë u transferuan me ambulancë në spitale të tjera apo edhe në qytete të tjera.O gelbaza e salihut ti ka perdhunuar trute salihu qe kur Mami te polli ne vicidol

  15. Qëndrimet publike dhe veprimtaria ime kushtetuese e ligjore ishin në përmbajtje të njëjta edhe me platformën politike të Partisë Demokratike“ (f. 575).

    Nuk do as mend as kalem, se Ti ke qenë bishti i Sqeparit vdekjeprurës të Saliut e C0, ke qënë doraza Sopatës së Gijotinës ekzekutuese të kohës, ke qënë Shkrepësi i kobures vrastare të tij në periudhën 1990-1992, në gjithë periudhën periudhën e përgatitjes e ardhjes në pushtet e mbretërimit të Saliut, dhe për këto shërbime exstra ndaj tij, je i mirëshpërblyer po prej tij.

    Ndërkohë që gjithë bota e di fare mirë platformën me prirjet fashiste të udhëheqësve të kësaj Partie, të cilët donin të vinin në pushtet me çdo kusht e me çdo mjet, dhe që shuan edhe shpresat e mijëra demokratëve të vërtetë, duke e kthyer atë një një Parti të zjarrit, të hurit e të litarit, të vrasjeve, djegieve, shkatërrimeve, të grabitjeve, vjedhjeve, plaçkitjeve e njëmijë e një të zezave.

  16. Por është e kotë! Eshtë një fushë që Ramën jo vetëm s’e sfidon dot, por në tentativë për t’i ngjarë atij e thërrmon dhe më tej atë pak profil politik të krijuar, ashtu të cungët.

    Kjo nuk do të thotë që Rama është i pasfidueshëm; por jo me këtë formë, jo me këtë stil, jo me këtë gjuhë, përfshirë dhe atë vulgaren huazuar nga Berisha.

    Rama mundet me moral, me energji dhe me ide.

    Rama s’mundet duke e akuzuar, por duke e tejkaluar!

    Rama s’mundet duke e imituar, por duke e konkurruar!

    Dëshpëruese kur mendon se emri dhe profili u mangët i Bashës nuk lidhet me asnjë atribut apo aftësi të këtij lloji.

    Ndaj ai bën më të lehtën: të akuzojë, e kurrë më të vështirën: të ndërtojë e imponojë…një tezë, një kuazë, një model, një risi, një identitet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *