• |
ide | kryesore

“Fola me Ronaldon po merr rreze dielli”: Chiellini bën humor me infektimin, por CR7 rrezikon Barcelonën

-Instant, Sport



Lajmi për pozitivitetin e Cristiano Ronaldos ka tërhequr vëmendjne të gjithëve, për vetë staturën që ka portugezi. E ndërsa nga qendra e grumbullimit të Portugalisë vijnë lajmet mbi sulmuesin e Juventus, ka nga ata si kapiteni bardhezi Giorgio Chiellini, që kanë shpejtuar të flasin personalisht me lojtarin e ta kalojnë me batutë: “Është mirë, po merrte rreze dielli”.

Mund të jetë edhe kështu, por kalendari e bën që Ronaldo të rrezikojë të humbasë ndeshjen që nuk do të donte kurrë – të kundër Barcelonës së rivalit të përjetshëm Lionel Messi. CR7 do të mbetet në Portugali në izolim e mund të niset për tu rikthyer në Torino 72 orë pasi të ketë një tampon negativ. E pamundur prezenca e tij në fushë të shtunën kundër Crotone, ku mund të jetë Dejan Kulusevski ai që do të luajë në krah të Alvaro Moratas në sulm.

CR7 do të humbasë edhe debutimin në Champions me Dinamo Kiev në program pas 7 ditësh në Ukrainë. Rikthimi mund të jetë në 25 kundër Veronës, por ndeshja që të gjithë duan të shohin është ajo e datës 28 kundër Barcelonës. Protokolli Uefa flet qartë në këtë drejtim: për të mundur të luajë, Cristiano duhet të ketë një tampon negativ brenda 7 ditëve nga ndeshja, ose më saktë brenda datës 21.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *