• |
ide | kryesore

FOTO/ Lidhja me Elisabetta Canalis më shkatërroi karrierën në futboll

-Instant, Arkiva, Sport



Sot është 37-vjeç dhe luan me Catania në Serie C duke ëndërruar që ta çojë skuadrën një kategori më lart me golat e tij. Bëhet fjalë për Reginaldo që kaloi 5 sezone në Serie A ku veshi fanellat e Treviso, Fiorentina, Parma dhe Siena ku shënoi edhe 19 gola. Numra që sipas tij mund të ishin edhe më të lartë nëse nuk do të ishte lidhur me modelen Elisabetta Canalis.

“U njohëm në shtëpinë e Bernardo Corradi në ditëlindjen e tij. Ajo e dinte kush isha unë dhe unë e dija kush ishte ajo, por atë natë lindi dashuria mes nesh. Ishte një histori e bukur dashurie që zgjati pak muaj. Ishte Elisabeta që më la dhe nuk e kam problem që ta them. Ishin 7 muaj intensivë të jetës sime, por tani jam i lumtur me gruan që kam” – tha ai në një intervistë për ItaSportPress.

Reginaldo thotë se ishte pikërisht kjo lidhje që ia shkatërroi karrierën.

“Më vjen mirë që flitet për historinë time me Elisabetta edhe pse më vjen keq që shumë shpesh kujtohen për mua më shumë si hamshori i Canalis sesa si futbollist me mbi 500 ndeshje në Itali. Ajo histori me një grua të famshme më hoqi diçka nga karriera futbollistike sepse shumë drejtorë sportivë më konsideronin një futbollist që mendoja më shumë për femrat dhe për jetën e bukur.

Me pak fjalë, pa mohuar asgjë, unë vërtet besoj se historia e dashurisë me Canalis penalizoi karrierën time edhe më vonë nisa të shënoj dhe se nuk isha një lojtar i klubeve të natës. Tani nuk kam më lidhje me të” – tha futboillisti. ©LAPSI.al

Reginaldo, l'ex fidanzato di Elisabetta Canalis: Per tutti ero soltanto il  suo stallone Reginaldo: Io ricordato come lo stallone della Canalis, la nostra storia mi  ha penalizzato Reginaldo: «La storia con la Canalis mi ha rovinato la carriera. Ero solo  il suo stallone» - Ilovepalermocalcio Reginaldo: "La relazione con la Canalis mi ha penalizzato carriera"

La nuova vita di Reginaldo, l'ex di Elisabetta Canalis | superEva



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *