• |
ide | kryesore

LSI nis fushatën, Kryemadhi: Edi Rama do thyejë hundët, LSI forcë e parë

-Instant, Lajme, Të fundit

LSI ndez motorët e fushatës. Kryetarja e kësaj force, Monika Kryemadhi ka zhvilluar sot një takim me kryesinë e LSI-së në Durrës, për të ndarë e përcaktuar objektivat përpara zgjedhjeve të 25 prillit.


Kryemadhi ishte e bindur që LSI-ja jo vetëm do dilte forcë e parë në Durrës, por do t’i “thyente” hundët kryeministrit Rama, duke çinstaluar krimin e rrënjosur prej tij, siç u shpreh Kryemadhi.


Sot jemi mbledhur për të institucionalizuar strukturën drejtuese dhe shtabin drejtues së fushatës të zgjedhjeve të 25 prillit në Durrës duke krijuar një hapësirë komplet të re. Mund të them edhe shumë ndriçuese për shkak të elementeve dhe përfshirjes së grave dhe vajzave dhe intelektualëve në strukturën e LSI, gjë që për hir të së vërtetës fshehja e personaliteteve, fshehja e kontribuuesve kryesor jetën politike dhe shoqërore të Durrësit ka ardhur duke u venitur në dekadat e fundit.

Doja ti uroja suksese Kontianës, si Kryetare e LSI-së për Bashkinë e Durrësit Eno Karapicit, kontabilist i cili është qytetar i vjetër i qytetit të Durrësit dhe Nënkryetar i LSI në Durrës, Bujar Dhimos, një prej themeluesve të LSI në Durrës, si Nënkryetar dhe Vis Vatës, për të qenë Sekretar i Përgjithshëm, i cili do të drejtojë pjesën organizative dhe strukturore të të gjithë LSI-së në Bashkinë Durrës. Ndihem me thënë të drejtën edhe e vlerësuar për prezencën tuaj këtu por nga ana tjetër, ndihem mbi të gjitha më e motivuar për të kuptuar se sa shumë ka përkrahje dhe sa shumë LSI ndihet e vlerësuar për angazhimin e të gjithë juve duke pasur parasysh doktoreshën, duke pasur parasysh Elin, Rexhinën, Adriatikun e shumë angazhime të tjera të të gjithë personaliteteve të spikatura të qytetit të Durrësit, që i kanë munguar jo vetëm LSI-së, por i kanë munguar të gjithë politikës së Durrësit.

Detyra jonë dhe jo vetëm detyra, por edhe vizioni që LSI ka, nuk është thjesht angazhimi juaj, por është krijimi i një vizioni dhe i një plani konkret për t’i rikthyer Durrësin qytetarëve të Durrësit, për ta shkëputur dhe për të ndarë njëherë e përgjithmonë politikën nga krimi, nga baltosja e të gjithë misionit në qytetin e Durrësit, një nga qytetet që për hir të së vërtetës sot ka më shumë rëndësi se sa qyteti i Tiranës, për shkak të pozicionit të tij, për shkak të influencës që ka jo vetëm në politikën shqiptare, por edhe për shkak të influencës që ka në ekonominë shqiptare e në krijimin e vendeve të reja të punës, i cili sot është uzurpuar, është grabitur nga një grup njerëzish që jo vetëm ka krijuar një situatë ekonomike dhe një situatë dhe ka krijuar një situatë problematike për vetë banorët e qytetit të Durrësit. Kjo situatë tjetërsohet dhe zhvillohet në çdo qytet të Shqipërisë.

Dëshiroj që nëpërmjet këtij takimi të krijojmë dhe të ndezim motorët në maksimum për t’u shpërndarë në çdo qendër votimi për të krijuar atë që është e domosdoshme jo thjesht suportin politik dhe votën për LSI, por për të krijuar bindjen te çdo qytetar që Shqipëria është shtëpia e shqiptarëve. Shqipëria është shtëpia e të gjithëve, Durrësi është shtëpia e durrsakëve. Por jo vetëm e durrsakëve, por edhe i burrave dhe grave që kanë lëvizur nga qytetet e tyre për të ndërtuar një jetë më të mirë, për të qenë më pranë shkollës për fëmijët e tyre, për të qenë më pranë shëndetit për fëmijët e tyre, atë të cilën çdo ditë e më shumë po i pakësohet shqiptarëve. Krijimi i një hapësire dhe atë çfarë kemi diskutuar dhe me Enon apo edhe me shumë të tjerë, krijimin e një vizioni dhe një plani të zhvillimit ekonomik të Durrësit. Jo thjesht zhvillim politik por krijimin e një zhvillimi ekonomik, për krijimin e vendeve të reja të punës për durrsakët, krijimin e bizneseve të reja, krijimin e hapësirave që të zhvillohet Durrësi nga durrsakët dhe banorët e tij. Të ketë mundësinë e zhvillimit e ekonomisë për të gjithë këtë vijë bregdetare, që është një nga vijat bregdetare me të gjata të çdo qyteti bregdetar, ku ka portin më të madh, i cili krijon mundësinë e punësimit për shumë njerëz. Jo vetëm të punësimit por edhe të zhvillimit të ekonomisë e kështu me radhë, të gjitha vijnë njëra pas tjetrës.

 

Universiteti në qytetin e Durrësit është një nga pikat kryesore të përfshirjes së studentëve në jetën politike. Jo thjeshtë për të qenë anëtarë të jetës politike por për të qenë vendimmarrës, për të marrë fatet e tyre në dorë. Ashtu si maturantët të cilët sot marxhinalizohen apo intimidohen nga mësuesit me presione politike, atë që kërkojmë ne ta zhbëjmë dhe për të rikthyer një arsim cilësor në mënyrë për të garantuar tregun e punës nesër për fëmijët e shqiptarëve. Sot më shumë se kurrë, nga Durrësi dhe e gjithë Shqipëria ne kemi nevojë për përfshirje sa më të madhe të intelektualëve, të profesionistëve, jo thjesht për t’i pasur pjesë të fasadës politike, por për t’i pasur pjesë të vendimmarrjes, për t’i pasur pjesë në zhvillimin dhe në përfshirjen e të gjithë strukturës politike. Për të qenë pjesë e hartimit të politikave të qeverisjes nesër, të Parlamentit, të pushtetit vendor e kështu me radhë. Ne sot mendojmë që Durrësi ka nevojë për një fytyrë të re, ka nevojë për angazhimin e një ekipi të jashtëzakonshëm qytetar që ka vlera dhe që dashje pa dashje llumi dhe balta i ka mbuluar por qe erdhi koha dhe shiu i madh do ti lajë njëra pas tjetrës.

Edhe shiu i 25 prillit do ta lajë baltën e Durrësit dhe do të rikthejë shkëlqimin që ka pasur shumë kohë më përpara, që ka qenë një nga qytetet më të bukura, më të adhuruara, edhe për ne tiranasit, pavarësisht se me origjinë unë jam dibrane, por lindur e rritur në Tiranë, kështu që e kishim një adhurim. Sepse çdo gjë fillonte nga Durrësi dhe më pas vinte në Tiranë e nga Tirana shpërndahej në të gjithë Shqipërinë.

Unë ju uroj suksese të gjithëve dhe mendoj se ky është takimi ynë i parë organizativ, por takime të tjera me radhë do të vazhdojnë, ku do të shtrihemi në çdo cep, jo vetëm në bashkinë e Durrësit të qytetit, por edhe në komuna e kështu me radhë në të gjithë Qarkun e Durrësit.

Jam e bindur që gara do të jetë midis Tiranës, Fierit dhe Durrësit, kush do të jetë i pari. Kemi një garë shumë të madhe me grupin e Tiranës, po kështu një garë shumë të madhe me grupin e Fierit. Është një garë e cila është për të mirë, për pozitivitet, është garë idesh, nuk është garë votash. Është garë idesh për t’iu ofruar qytetarëve dhe më shumë të rinjve dhe të rejave mundësi të cilat u janë mohuar në këto vite, sepse ajo që është sot shumë më e rëndësishme, është e ardhmja e fëmijëve shqiptarë, e cila është më e rëndësishme se e ardhmja politike e kujtdo politikani qoftë ky, duke filluar nga kryeministri ynë i degraduar me qenë se ka merakun e LSI-së, për të vazhduar me gjithë shpurën e tij.

Kështu që unë përfitoj nga rasti të përshëndes të gjithë suflerët e kryeministrit të degraduar, që në Durrës do ta ketë jo LSI-në forcë të parë, por do ta ketë LSI-në në Durrës avangarde për të ndryshuar politikën e krimit që ka instaluar në Shqipëri dhe do të thyejë hundët jo vetëm Edi Rama, por kushdo që do kërkojë të bëjë atë që dashur të bëjë për të ndryshuar dhe për të deformuar qytetarët shqiptarë.

Ajo që mendoj unë dhe që është shumë e rëndësishme sot më shumë se kurrë ne kemi nevojë për të biseduar më çdo qytetar, për të komunikuar me ta, për të qenë prezent, për të dhënë vizionin tonë. Sepse vizioni i LSI-së nuk është thjesht për të rindërtuar, ashtu siç rindërtoi Edi Rama xhepat e vet apo shtëpinë e ndonjë ministri, por jemi këtu për të rindërtuar të ardhmen e fëmijëve të Durrësit dhe të fëmijëve të të gjithë shqiptarëve. Faleminderit!

6 Comments

  1. LSI = LESHELI = Allendeja albanese , qe nuk po e vret veten akoma = First Lady Monika Meta(Kryemadhi) = Force e Pare, Force e Papare ne 2017 me 19 deputete kalamaja kalapiça = Parti e degraduar ne Force r Pare ne 2021 me jaaaaareeeebi me 4-5 deputete , po kalamaja kalapiça Brahimlariça…..🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣🤣

  2. DO MARRIM 20 DHE MORE 4 , DO MARRIM 50 DHE MORE 19 . TANI DEL FORCE E PARE?? TY KA PER TA MARRE EDHE PR EDHE PDIU E DO TA SHOHESH .KETE OPTIMIZMIN E TRAPIT QE TE TERHEQESH QORRA PAS VETES. HAJT ME GUZHULIT PAK KETU POSHT BARKUT O TRAPE FEMER . TI JE SIMBOL I ZGULIT DHE KORRUPSIONIT. KU I GJETE 420.000 PAUND TE PAGUASH SHKOLLAT PER 1 VIT NE ANGLI PER FEMIJET E TU ???

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu