• |
ide | kryesore

Maskat me detyrim/ Basha: 1 në 3 shqiptar s’ka para ta blejë

-Instant, Lajme, Të fundit



Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi se jemi para një rritjeje të frikshme të kurbës së infektimeve me Covid-19 ndërkohë sipas tij qeveria nuk ka marrë asnjë masë. Në një konferencë për shtyp, kryedemokrati u shpreh se numri i të infektuarve është rritur me 30% në 10 ditë. Basha u ndal edhe tek rregulli i ri sipas të cilit mbatja e maskave do të jetë e detyrueshme edhe në ambientet e hapura. Ai e cilësoi kriminale këtë masë pasi siç tha ai 1 në 3 shqiptarë nuk kanë para të paguajnë maskën.

“E gjithë përgjigja e Ramës për pandeminë është ‘Vini maskë’. Maskën 1 në 3 shqiptarë nuk kanë lekë ta paguajnë sepse ose janë të papunë ose nuk plotësojnë nevojat bazë. Kjo është për ndjekje penale dhe do të ketë kohë për këtë, ajo që ka rëndësi  sot është të lërë dërdëllitjet dhe bredhjet në të njëjtin kantier por të marrë masat. I gjithë personeli shëndetësor duhet të pajiset me maskat mbrojtëse dhe t’i jepet bonusi. Jemi para një rritjeje të frikshme të kurbës së infeksionit dhe kjo është përgjegjësi e Edi Ramës dhe kukullave të tij”, deklaroi Basha.



3 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *