• |
ide | kryesore

Meghan Fox, hapa serioze në lidhje me të dashurin e ri

-Instant, Paparazzi, Slider



Lidhja e Megan Fox dhe Machine Gun Kelly u duk se do të përfundonte ashtu siç nisi: me shpejtësi, por ja që s’ndodhi kështu. Për çiftin, çfarë po jetojnë nuk është një romancë kalimtare dhe provë për këtë është vendimi i ri i aktores. Megan vendosi t’a prezantojë të dashurin e ri me 3 fëmijët e saj!

Burime për “People” kanë bërë me dije se Fox mendon që gjëja më e mirë në këtë periudhë të lidhjes është që reperi të njihet me të vegjëlit e saj. “Nuk është thjesht një flirt momenti. Ata po planifikojnë një të ardhme bashkë dhe takimi me fëmijët është hap shumë natyral.” Reperi duket i dashuruar kokë e këmbë me aktoren dhe përpiqet të qëndrojë sa më shumë pranë saj.
 “S’e dija çfarë ishte dashuria me shikim të parë derisa sytë e mi dhe të saj u takuan.”- u shpreh ai pak kohë më parë teksa fliste për yllin e filmave gjatë një interviste. Ndonëse kanë vetëm disa muaj të lidhur, për dyshen, martesa s’është plan i largët. Romanca me reperin u bë publike pas lajmit të divorcit të Megan nga ish-bashkëshorti Brian Austin Green, që duket se nuk është fare i shqetësuar për dashurinë e re të nënës së fëmijëve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *