• |
ide | kryesore

Moti i keq, përmbyten rrugët kryesore në Durrës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Reshjet e shiut të rëna gjatë natës kanë shkaktuar probleme në qytetin e Durrësit.

Televizionet raportojnë se janë përmbytur disa nga rrugët kryesore, si rruga “Aleksandër Goga”, nga Spitali tek Muzeu i Dëshmorëve, lagjja numër 5, zona tek stadiumi dhe rrethrrotullimi i stacionit të trenit.

Momentalisht situata është jo shumë problematike pasi nuk ka reshje të mëdha. Por në rast rrebeshesh rrugët bëhen te pakalueshme sepse nuk funksionon rrjeti i kanalizimeve.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *