• |
ide | kryesore

“Mungesë respekti për Inter të flasësh për Barcelonën”: menaxheri tregon të ardhmen e Lautaros

-Instant, Sport

Lautaro Martinez do të kthehet në Itali vetëm pas ndeshjes së Argjentinës kundër Bolivisë për tu përqendruar në derbin me Milan. E ndërsa ndodh kjo, për Toron cështja më e nxehtë jashtë fushës është rinovimi me Inter. Për të zgjatur raportin mes argjentinasit e zikaltërve, tratativa parashikohet të futet në fazë të nxehtë muajin e ardhshëm, por bazat janë pozitive, përtej skemave të përdorura nga palët. E ka siguruar këtë një nga menaxherët e argjentinasit, Rolando Zarate: “Lautaro ndihet shumë mirë tek Inter”.


Kështu, i drejtpërdrejtë e kategorik, menaxheri i sulmuesit i përgjigjet kujtdo që provon ta pyesë për Barcelonën e tratativën e pretenduar verore: “Nuk është korrekte të flasësh për Barcelonën – ka theksuar Zarate gjatë programit ‘TTSports’ në RadioTrendTopic – Lautaro është një lojtar në pronësi të Inter. Do të ishte mungesë respekti ndaj klubit që i ka hapur dyert në Europë. Tani, e përsëris, ndihet shumë mirë me zikaltrit”.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu