• |
ide | kryesore

Napoli ka gjetur rrugën për të shmangur humbjen në tavolinë: tani Juventus bën gati planin B

-Instant, F1, Sport



Eshtë “shkaku i forcës madhore” që përmbahet në artikullin 55 të Noif (norma organizative e brendshme e Figc) pika më e fortë e mbrojtjes së prezantuar nga Napoli për të kërkuar të evitojë humbjen në tavolinë për mungesën e prezantimit në fushë në ndeshjen e Torinos kundër Juventus. Ndërsa Gjykatësi Sportiv do të shprehet nesër mbi cështjen, avokatët e klubit të De Laurentiis janë të bindur se mund të arrijnë tek rikalendarizimi i ndeshjes e se mund të evitojnë 3-0.

Cfarë thotë rregullorja? “Skuadrat që nuk prezantohen në fushë në kohën e parashikuar – shkruhet aty – konsiderohen se heqin dorë nga ndeshja me pasojë të parashikuar humbjen 3-0 në tavolinë, vetëm nëse arrijnë të tregojnë se mungesa ka ndodhur për shkak të një force madhore”. Që, sigurisht, në rastin e Napolit është ndalimi nga ana e Asl, për tu nisur për në Torino pas rasteve të pozitivitetit me koronavirus të Zielinski e Elmas.

Nga ana tjetër Juve kërkon të drejtën për të marrë fitoren duke qenë se ka respektuar të gjitha direktivat e Lega Serie A (që thoshin se ndeshja duhej luajtur rregullisht) e prêt që Gjykatësi Sportiv të shprehet në këtë sens. Napoli, në rast humbje në tavolinë, do të ankimojë në Apel. Juve, nëse nuk merr fitoren mund të bëjë të njëjtën gjë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *