Sfida mes Francës e Portugalisë që u luajt mbrëmjen e kaluar ishte rasti, për shumë yje të së tashmes e të ardhmes, për tu takuar, bërë shaka, përqafuar e… ndërruar fanellat. Nëse telekamerat u ndalën mbi të gjithë tek Kylian Mbappé e Cristiano Ronaldo, në rrjetet sociale ka tërhequr vëmendjen i riu Eduardo Camavinga, që zbuloi fanellën e dhuruar pas ndeshjes nga portugezi, përmes fotos së postuar.
Në përfundim të ndeshjes mes Francës e Portugalisë, Mbappé nuk e këmbeu fanellën me Cristiano Ronaldon por me Joao Moutinho. E kështu, fanella e CR7 shkoi për Camavinga, që e tregoi dhuratën në Snapchat: numri 7 i 5 herë Topit të Artë me premtimin: “Nuk do ta laj”. Pavarësisht se sulmuesi i Rennes nuk luajti asnjë minutë në ndeshje, arriti të këmbejë fanellën me idhullin e tij Ronaldo, por pas lajmit për pozitivitetin e portugezit ndoshta duhet të ndryshojë idenë për të mos larë fanellën e CR7.
? @ecama10 after swapping shirts with @Cristiano: "I won't wash it" pic.twitter.com/JHG4QYNHis
— 433 (@433) October 12, 2020