• |
ide | kryesore

Pirlo ‘zbërthehet’: “Për Champions duhet fat, Guardiola modeli im”

-Instant, Sport



Pak javë kohë për ti dhënë një fytyrë Juventus, Andrea Pirlo ka nisur me entuziazëm karrierën e tij të re si trajner e mes shumë dyshimeve në pankinë, Maestro tregon se ka idetë e qarta mbi atë cfarë kërkon nga skuadra. “Unë dua të praktikoj një futboll ofensiv – ka thënë tekniku bardhezi -, skuadra ime duhet të imponojë lojën në të gjithë stadiumet”. Një mentalitet që anon nga sulmi e që është parë që në daljet e para në kampionat.

Objektivi i fiksuar nga shoqëria është titulli i 10 radhazi për tu fituar në fushë, duke u mbrojtur nga sulmet e kundërshtarëve, por Champions League – fituar disa herë si lojtar – mbetet ëndërra në bardhezi: “Nuk ekziston më skuadra dyshek në kompeticion, janë të gjithë skuadra të forta e nuk mund të gabosh. Momenti kritik janë ndeshjet me eleminim direkt sepse janë skuadra me kondicion fizik të ndryshëm pas përgatitjeve dimërore. Duhet edhe fat në short, por nëse në atë moment nuk arrin në formë con dëm sezonin”.

Jeta e re e Pirlos është stimuluese: “Të bëhesha trajner për mua ishte automatike – ka zbuluar ai për faqen e Uefa-s -. Nisa të studio kur u tërhoqa e pasioni u rrit cdo ditë. Kam patur shumë mjeshtra të nivelit botëror, nga Lucescu tek Allegri duke kaluar nga Ancelotti e Conte e do të doja të merrja dicka nga të gjithë. Edhe Guardiola është një shembull, është për të gjithë, një model për tu ndjekur”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *