• |
ide | kryesore

Rama jep lajmin e mirë për fermerët: Nga fillimi i vitit të ardhshëm nafta dhe karburanti falas

-Instant, Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama ka dhënë lajmin e mirë për të gjithë fermerët shqiptarë, të cilët duke nisur nga vitit që vjen do të përfitojnë karburant me cmim te ulët dhe naftë falas. Gjatë një konference për shtyp, kreu i qeverisë pohoi se fermerët do të pajisen me një kartë, e cila do t’u mundësojë atyre një sërë lehtësirash.

“Jemi në kushtet kur mund të ndërhyjnë dhe do të ndërhyjmë me një regjim të ri për karburantin për prodhimin bujqësor. Do të heqim akcizën taksën e qarkullimit dhe taksën e karbonit. Do të ulim çmimin e karburantit për fermerët. Për çdo fermer që punon tokën do të llogaritet sasia e karburantit që i nevojitet.

Për atë do të llogaritet vlera fiskale e cila do të konvertohet në sasinë e përcaktuar në bazë të kritereve që thashë, të naftës që do jepet falas përmes një karte të veçantë për fermerët. Çdo fermer që ka tokë është përfitues i kësaj skeme duke u siguruar të ketë niptin e fermerit dhe të bëjë aplikimin online për naftën falas. Sot ne besojmë që menjëherë skema mund të përfshijë rreth 70 mijë fermerë të regjistruar dhe potenciali është për të shkuar më tej. 47 mijë prej tyre e kanë niptin“, tha Rama.

 



11 Comments

  1. TANI U KUJTOVE SE EKZISTON NJEREZIA O KURVE MASHKULL?KETO KETVLLIQE QE BENE TI O PUSHT DO TE KTHEHEN NE BUMERANG

  2. Kjo eshte politika e KARROTES per te FORMALIZUAR te tere fermeret ( dhe kjo eshte gje shume e mire) .

    Pra dhe fermeri merr ato avantazhe financiare dhe shteti i zvogelon numrin e fermereve te pa deklaruar ( informale) .

  3. Kjo eshte e vjeter. Fermeret ka mbi shtate vjet qe e marrin naften pa TVSH. Ka qene premtim elektoral i vitit 2013 dhe eshte realizuar sebashku me 300 mije vendet e punes, me shendetesine falas, me aeroportin e Vlores se ai i Kukesit thuajse kishte perfunduar e shume e shume vepra te tjera qe ka bere Rama ne keto vite qeverisje. Ky lajm i mire qe po jepet sot eshte per ata qe kane qene ne gjume keto 7.5 vite. Ata qe kane qene zgjuar e kane marre tashme naften edhe falas

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *