• |
ide | kryesore

Rama për naftëtarët: Është çështje e privatit, po bëjmë përpjekje ekstra për zgjidhje

-Instant, Lajme, Të fundit

Kreu i qeverisë Edi Rama ka folur sërish lidhur me grevën e naftëtarëve të Ballshit. Rama tha se kjo është një marrëdhënie private mes subjektit dhe naftëtarëve ndërsa shtoi se përpjekjet e tij në këtë mes kanë qenë ekstra.


“Sapo të kemi një përgjigje të re do ia jap atyre. Kjo është një marrëdhënie kapitaliste. Nuk është marrëdhënie me shtetin. Deri tani nuk e kam gjetur zgjidhjen. Nuk kemi mundësi të zgjidhim atë problem nëse nuk e merr përsipër kompania private. Është një marrëdhënie private. Ajo që kemi bërë ka qenë një përpjekje ekstra. Nëse nuk do i kishim bërë do kishin 7 vite më këtë situatë. E kam shqetësim vetë dhe po bëjnë çfarë të mundemi. Është e drejta e tyre të bëjnë grevë por nëse e bëjnë që të sensibilizohem unë, është e kotë sepse unë jam i sensiblizuar”, tha Rama.


4 Comments

  1. Pra nqse kompanite private te gjitha fillojne te mos japin rrogat ky thjesht sensibilizohet? Po ti kryeminister mor pis je ne konflikt interesi sepse eshte kompani e miqve te tu! Jepi rrogat nga buxheti i shtetit naftetareve dhe hidh kompanine private ne gjyq per shkelje te kodit te punes! Hale

  2. Ca kryeministri palaco. Pa piken e pergjegjesise thote eshte maredhenie kapitaliste. Ne ato shtetet ku ka vertete maredhenie kapiteliaste, po ja vonoi dhe nje dite rrogen punedhenesi punemarresit, shteti i vihet mbrapa asaj kompanie dhe i fut noj gjobe milona $ dhe deri dhe e mbyll fare si kompani si dheeeeee e detyron gjykata te gjeje ku te doje leket e te paguaja punetoret.

    Ky ben sikur po ju ben ndonje favor natetareve, si kryeplak qe thote do flas me ta une por akoma skam nje pergjigje.
    O robqir, a ishe ti qe ja rafinerine shokut tend “amerikan”, pronarit te Tajvanit? Habitem si e ka lene ky shteti jot qe “mburresh qe ke bere shtet” te punoje me vite pa paguar as paga , as sigurime, as tatim page? Ca bjen ato Tatimoret e tu qe ju sulen si cakenj ndonje bar-kafe lagjeje qe nuk i kane punetore e siguruar, nuk japinn fature.

    O EDI Rame, je krye mafioz dhe DESHTIM TOTAL per te bere shtet O IDIOT.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu