• |
ide | kryesore

Riatdhesohen nga Franca 25 shqiptarë që kishin kërkuar azil

-Instant, Lajme, Të fundit



25 shtetas shqiptarë që kishin kërkuar azil në Francë janë riatdhetësuar. Policia e Shteti ka njoftuar se ky operacion është zhvilluar në bazë të një marrëveshjeje me autoritetet përkatëse të BE-së. Operacione të tilla riatdhesimi do të vijojnë edhe gjatë muajve në vijim.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë shtetasit shqiptarë që udhëtojnë për në vendet e BE-së, të respektojnë rregullat e lëvizjes në hapësirën Schengen dhe të mos kërkojnë azil, pasi shanset për ta fituar janë zero. Ndërkohë, Policia Kufitare ka shtuar kontrollet në pikat e kalimit kufitar, për dokumentacionin dhe plotësimin e kushteve për të udhëtuar në vendet e BE-së, si dhe ka forcuar kontrollet në kufirin e gjelbër.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *