• |
ide | kryesore

Sergio Ramos nuk rinovon me Real: Juventus bën ofertën, PSG është gati

-Instant, Sport



Zbulimin e ka bërë transmetimi i njohur në Spanjë “El Chiringuito Tv”: tratativat për rinovimin e kontratës së Sergio Ramos, në skadencë në 30 qershor 2021, po ecin shumë ngadalë. Aq sa tani mund të thuhet më shumë se janë ndalur. Nga ana e Real Madrid nuk ka ardhur asnjë ofertë për mbrojtësin dhe njëkohësisht kapitenin e Blancos. E lehtë të imagjinohet që, në këtë pikë, Sergio Ramos ka filluar të hedhë sytë përreth për të gjetur një sistemim të ri. Dy skuadra janë hedhur menjëherë në sulm, duke kontaktuar stafin e mbrojtësit; Juventus e Psg.

Bardhezinjtë madje edhe kanë bërë ofertën e tyre për lojtarin. Duhet marrë në fakt në konsideratë që Sergio Ramos përfiton një pagë prej rreth 12 milionë euro në vit. Një shifër që vështirë se përballohet nga një klub që ka në organikë shumë lojtarë me paga të larta.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *