• |
ide | kryesore

Shifra të larta sërish/ 182 raste të reja me Covid në Shqipëri

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Shënohet shifra rekord me të infektuar nga koronavirusi. Ministria e Shëndetësisë informoi lidhur me situatën epidemiologjike në 24 orët e fundit të COVID19 në Shqipëri. Janë kryer 1055 testime në 24 orët e fundit, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 182 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2 (171 raste të reja ishin një ditë më parë). Shifra e të infektuarve është më e larta e regjistruar në vendin tonë që nga fillimi i epdemisë.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:

61 raste në Tiranë,

19 në Shkodër,

12 në Korçë,

9 në Lushnje,
nga 7 raste në Fier, Berat,
nga 6 raste në Durrës, Elbasan, Pogradec,
nga 5 raste në Lezhë, Mallakastër, Gjirokastër, Prrenjas,
nga 4 raste në Tropojë, Kuçovë,
nga 3 raste në Sarandë, Dibër,
nga 2 raste në Kukës, Kavajë, Vlorë, Rrogozhinë, Librazhd,
nga 1 rast në Krujë, Fushë-Arrëz, Roskovec, Bulqizë, Skrapar.

Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, një 64 vjeçar nga Elbasani, një 66 vjeçare nga Kurbini, një 73 vjeçare nga Korça, një 81 vjeçar nga Shijaku dhe një 75 vjeçar nga Tirana.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 244 pacientë, 13 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.

Janë shëruar 90 qytetarë, duke e çuar në 9675 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.

COVID-19 – Statistika (13 Tetor 2020)
Raste të reja ditore ​​182
Të shëruar ne 24 orë​​90
Humbje jete në 24 orë​​5
Testime ditore​​​1055

Testime totale ​​100,953
Raste pozitive ​​15752
Raste të shëruara ​9675
Raste Aktive ​​ 5648
Humbje jete ​​ 429

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë​ 2869
Durrës 590
Shkodër 426
Korçë ​304
Fier ​ 284
Lezhë 276
Elbasan 238
Vlorë ​203
Kukës 159
Berat ​ 153
Dibër​ 80
Gjirokastër 66

Apeli për qytetarët – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet gjithë qytetarëve dhe bizneseve të jenë të kujdesshëm në zbatimin e rregullave të higjienës, distancimit dhe vendosjes së maskës. Nga data 15 tetor maska ose barriera mbrojtëse prej tekstili bëhet e detyrueshme edhe në ambientet e hapura jashtë shtëpisë, në mënyrë që të minimizohet përhapja e infeksionit. Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga COVID19. Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për sherbim psikologjik te specializuar dhe të sigurt si dhe për çdo informacion tjetër rreth COVID19.



3 Comments

  1. Mbi 350 te infektuar dhe 9 persona qe nderrojne jete ne fillimjaven kur perdorimi i maskave behet i detyrueshem. Si ka mundesi qe covid 19 eshte kaq inteligjent dhe pikerisht ne ditet e fundit pa maska, ne momentin qe e ka kuptuar se qeveria jone, me ne krye te madhin dhe te gjatin piktoro-basketbollist te deshtuar, po e shkul me rrenje e me dege. Ai qe ka sjelle maska me shumice ne kete periudhe, u tregua shume inteligjent dhe do kete fitime te medha…

  2. Jane gati vullnetaret (Dita e E….) per t’u deklaruar si te tille…!!!
    Per popullin nuk ka sherbime (virusi/ gogoli), per vehte vazhdojne PPP-te…!!!
    Turpi i njerezimit….!!!
    Mjerim….

  3. Mirë tha një doktor specialist në fushën e viruseve: maskat shërbejnë njësoj për të na mbrojtur nga viruci, siç na mbrojnë brekët nga pordhët. Kjo nuk vlen për të na mbrojtur , por për të na dëmtuar. Qeveria , me në krye Hamzanë e kohës tonë ka si pikësynim të vrasë sa më shumë njerëz. Kjo është e gjitha.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *