• |
ide | kryesore

Shtyhet sërish gjyqi për gjashtë të pandehurit e grabitjes së Rinasit

-Instant, Lajme, Të fundit



Prej dy vitesh vijon të shtyhet një ndër proceset gjyqësore më të rëndësishme në Gjykatën e Posaçme të Apelit. Shkak i përhershëm i këtyre shtyrjeve ndaj procesit të pandehurve të grabitjes së Rinasit janë mungesa e avokatëve mbrojtës të Dash dhe Ernest Kupës. Avokatët e caktuar nga gjykata refuzojnë të marrin përsipër mbrojtjen e këtyre të pandehurve. Për çdo seancë gjykata ka vijuar me aplikimin e gjobave ndaj avokatët.

Procesi gjyqësor ka ngecur në konkluzionet përfundimtare, dhe më pas pritet vendimi i Gjykatës së Posaçme të Apelit. Shkalla e parë e ish-Gjakatës për Krime të Rënda i ka dënuar të pandehurit me 107 vite në total. Përveç grabitjes jashtë pistës në aeroportin e Rinasit, ata gjithashtu akuzohen të jenë autorë të dy grabitjeve të tjera të dy bankave në vitin 2015. Ata akuzohen për veprat penale “Vjedhja e bankave” më shumë se njëherë, “Prodhim i mbajtjes pa leje të armëve luftarake” në formën e grupit të strukturuar, “Krijimit dhe pjesëmarrjes në grup të struktuaruar kriminal”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *