• |
ide | kryesore

Sistemi në prag kolapsi/ Si u gënjye me spitalet Covid 3 dhe 4

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Përballë rrezikut të shtimit të fluksit të të infektuarve me Covid -19 qeveria shqiptare po përgjigjet me masa policore dhe vënien e gjobave për mosmbajtjen e maskës me detyrim që prej të enjtes.

Shifrat janë alarmante dhe shqetësuese.

Java e shkuar u mbyll me një mesatare prej mbi 160 të infektuarish në ditë (të dalë nga testet e limituara që bëhen në instituti i shëndetit publik), dhe arriti kulmin të hënën me shifrën rekord prej 171 të prekurve të rinj.

Lexo me tej:

Maska me detyrim që nga 15 tetori/ Nga hera e parë tek përsëritja, zbulohet sa do të jenë gjobat

Kjo ka bërë që numri i shtretërve në të dy spitalet Covid të zvogëlohet me shpejtësi duke bërë të prekshën rrezikun e një kolapsi në sistemin shëndetësor. “Në të dy spitalet mund të ketë gjithsej deri në 40-50 shtretër të lirë”, tha për Lapsi.al një personel i brendëshëm i qendrës universitare Nënë Tereza.

Pikërisht kjo situatë emergjene ka sjellë edhe thirrjen absurde: « të gjithë me maska ».

Por ndryshe nga kjo kthesë e beftë e strategjisë qeveria kishte palne të tjera. Që në prill, maj , qershor kryeministri Rama dhe ministrja e shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, premtuan hapjen edhe të dy spitaleve të tjera Covid. Njëri do të ishte brenda qendrës spitalore, tek ish kirurgjia dhe tjetri në autostradë tek ish universiteti i mbyllur Kristal.

Në kohë të ndrysheme gjatë periudhës së izolimit, në media u panë kronika pompoze të qeveritarëve që inspektonin Covid 3 dhe Covid 4, ku tashmë ishin lyer muret, përfunduar fasadat, madje ishin vënë dhe tabelat sinjalistike se ku do qenë pavionet dhe ku dhomat e mjekëve.

Për njërin nga spitalet me 100 shtreter, Manastirliu tha se do të qe gati për sezonin e verës për të pritur shtimin e rasteve nga ardhja e turistëve (poshte kronike e 2 qershorit).

Kurse spitali tjetër ishte konceptuar si vend ku do të shtroheshin pacientët që kishin dalë nga gjendja e rëndë, por që kishin ende nevojë për oksigjen dhe për tu mbajtur në monitorim nga kjo sëmundje e pabesë e cila mund të shkaktojë komplikacione edhe atëherë kur pacienti kujton se është shëruar.

“Por këta lloj të sëmurësh nuk e panë kurë derën e këtij spitali – pohon burimi i Lapsi.al- Politika qeveritare qe që ata të dërgoheshin drejt e në shtëpi edhe sepse spitali nuk u bë kurrë gati edhe sepse kështu kostoja e marrejs së ilaçeve (rreth 40 mijë lekë të reja) i ikte si barrë shtetit dhe i ngarkohej të sëmurit.

Top News – Gati spitali covid 3/ Manastirliu: Përgatitemi për vjeshtën

Një tjetër arsye e moshapjes së dy spitaleve, përpos faktit se ato nuk u plotësuan kurrë me aparatura, është dhe se thirrjet e qeverisë për personel shtesë mbetën në ajër. Ato nuk u kompletuan kurrë.

Pra ndonëse që pranverën e kaluar u premtua me pompë hapja e dy spitaleve covid, që do të mund të përballonin një valë të dytë apo një rritje të ndjeshme të numrit të infektimeve, njërit brenda Nënë Terezës dhe tjetrit në autostradë tek ish Kristali, ende sot, gjashtë muaj aty nuk ks shkelur asnjë pacient.

Prandaj tani kur duket se moti i ftohtë e i lagësht, afrimi i gripeve stinore, po shoqërohen edhe me një shtim të numrit të të infektuarve, qeveria që ‘pushoi” gjatë verës po gjen, si zgjidhjen e vetme për tu përballur me pandeminë dtyrimin për të mbajtur kudo maskën. Dhe në mungesë të shtretërve në spitale shpëtimi po kërkohet tek kontrolli policor dhe gjoba.

©Lapsi.al



14 Comments

      1. po italia ka shtet dhe popull te pergjegjshem jo si komentuesit e lapsit qe bejn politike dhe me Covid, kur hoqi qeveria shtrengimet e masave iu hodhen ne fyt se pse i hoqi se po na vdesin robt, tani i hidhen ne fyt se pse po i ve

    1. Cfare prisni ju o shqiptare nga bastardi, jevgjiti, llacifaci, grekomani, edvin kristaqi?!
      Doni drejtesi, shendetesi, arsimim, pune, siguri, dinjitet, njerzillek, meritokraci, te ardhme per femijet tuaj?!
      Demoni i zi, EDVIN KRISTAQI & RIVDEKJA, ju ofron vetem; burg, gjoba, krim, droge, hajni, papunesi, kurveri, pederasti, minifunde, injorance, poshtersi, vdekje, bandite police, police bandite, shkaterrim, dhune, shpopullim, shuarje te kombit, shitje te trojeve, antishqiptarizem, skamje, varferi, PPP, koncesione per banditet ne dhe me pushtet dhe cdo fatkeqesi dhe menxyre qe si ka njohur njerezimi deri me sot!
      Kerkoni spitale, s’ka, kerkoni shkolla, s’ka, kerkoni pune, s’ka, kerkoni buke, s’ka, kerkoni barazi para ligjit qe vet keta bastarde e bejne, s’ka, ja kjo fare e keqe masono-sorosiane do t’i zhduki te gjithe shqiptaret, ja shqiptaret do t’a zhdukin kete fare te keqe nga i pari tek i fundit, me gjithe rrenje, rruge tjeter s’ka.
      Sa per maskat, o bastardi edvin kristaqi, more kriminel qe vjedh edhe varret, edhe te vdekurit, qe kerkon te perfitosh dhe te vjedhesh edhe nga pandemi PSE NUK I SHPERNDAN MASKAT FALAS NE HYRJE TE AMBIENTEVE PUBLIKE sic vepron gjithe bota, apo kerkon qe te vjedhesh shqiptaret duke shitur 50 leke/copa (sa 1 buke) maskat e dhuruara, te falura apo te skaduara, sic veprove me 50 aspiratoret qe solli dhurate Turqia dhe t’i ja faturove buxhetit, me nga 30.000€ dhe fute ne xhep 1.5 milion €?!
      Sa do t’i kushtojne shqiptareve cdo dite maskat, nje maske ka efekt veten 1 ore, sa maska duhet qe te blejne shqiptaret ne dite?!
      Ku do t’i gjejne parate 80% e totalit te popullsise se shqiptareve qe jane te papune dhe pencioniste?!
      Shqiptaret do te detyrohen me dhune dhe do te semuren nga perdorimi i maskave te ndotura ose do te perdorin maska te bera vet qe nuk kane asnje efekt mbrojtes?!
      Mos keshtu te ka urdheruar KRIMINELI NAZIST SOROS qe te zhdukesh shqiptaret, duke i semurur forcerisht?!

  1. Pyetje: Si u gënjye me spitalet Covid 3 dhe 4?
    Pergjigje: Njelloj si me shendetesine falas.
    Pergjigje e zgjeruar: Njelloj si me te gjitha premtimet e Rames

    1. Populli veshderr socialist edhe bar do haje edhe idealet do ti mbroje, poshte sali berisah dhe lul basha. Rrofte partia me ne krie udheheqesin e dashur edi rama

      Parti enver jemi gati kurdohere….

      Jehon ne cdo zemer socialiste…

      Pavaresisht se corona spyet per parti dhe spitalet nuk ekzistojne.

      Brohoritjet vazhdojne, mbushin kraharorin plot gezim dhe kurajo per te ardhmen e ndritur te shqiperise socialiste

  2. Për hir të së vërtetës me këtë mungesë të theksuar dijesh në arithmetike, kur ishte ministër Transportesh, Lulzim Basha nga një “lapsus” i vogël i zhvati shtetit 230 milionë eurot e Rrrugës së Kombit. E tha KLSH që drejtohej nga vetë mazhoranca në atë kohë.

    1. Ato “230 milionë eurot” që i paska vjedhur Basha, mund ti gjesh fare kollaj nëse bën një udhëtim për në Kosovë me Rrugën e Kombit e përshkon tunelin modern prej 5 kilometrash.
      Ka burrë nëne ti gjej se ku kanë shkuar miliarda euro me PPP-ra e konçesione që nuk po ju a shohim hajrin gjëkundi ?

  3. prap demagogji ju “ne mungese te shtreterve behet e nevojshme maska”… o idiote e gjith europa ka qe ne mars qe mban maska e ju tallni trapi, keni nga 160 raste ne dite (qe dihen nga testimet) e ankoheni pse do mbani maske

  4. Pikerisht aspaku punon nen veshtrimin serioz te onm dhe 2 anetareve te ambasades amerikane justice plus state department.
    Flash back Ora news ! 23 korrik 2 gusht 8 dite per te vene nen sekuestro . Nje hetim super i shpejte.
    Lapsin e fusin per 1 ore brenda dites se punes ???

  5. Cfare prisni ju, o shqiptare, nga bastardi, jevgjiti, llacifaci, grekomani, edvin kristaqi?!
    Doni drejtesi, shendetesi, arsimim, pune, siguri, dinjitet, njerzillek, meritokraci, te ardhme per femijet tuaj?!
    Demoni i zi, EDVIN KRISTAQI & RIVDEKJA, ju ofron vetem; burg, gjoba, krim, droge, hajni, papunesi, kurveri, pederasti, minifunde, injorance, poshtersi, vdekje, bandite police, police bandite, shkaterrim, dhune, shpopullim, shuarje te kombit, shitje te trojeve, antishqiptarizem, skamje, varferi, PPP, koncesione per banditet ne dhe me pushtet dhe cdo fatkeqesi dhe menxyre qe si ka njohur njerezimi deri me sot!
    Kerkoni spitale, s’ka, kerkoni shkolla, s’ka, kerkoni pune, s’ka, kerkoni buke, s’ka, kerkoni barazi para ligjit (qe vet keta bastarde e bejne), s’ka, ja kjo fare e keqe, masono-sorosiane, do t’i zhduki te gjithe shqiptaret, ja shqiptaret, do t’a zhdukin kete fare te keqe, nga i pari tek i fundit, me gjithe rrenje, rruge tjeter s’ka.
    Sa per maskat, o bastardi edvin kristaqi, more kriminel qe vjedh edhe varret, edhe te vdekurit, qe kerkon te perfitosh dhe te vjedhesh edhe nga pandemia, PSE NUK I SHPERNDAN MASKAT FALAS NE HYRJE TE AMBIENTEVE PUBLIKE, sic vepron gjithe bota, pse kerkon qe te vjedhesh shqiptaret, duke shitur 50 leke/copa (sa 1 buke) maskat e dhuruara, te falura apo te skaduara, sic veprove me 50 aspiratoret qe solli dhurate Turqia dhe t’i ia faturove buxhetit, me nga 30.000€ dhe fute ne xhep 1.5 milion €?!
    Sa do t’i kushtojne shqiptareve, cdo dite maskat, nje maske, ka efekt veten 1 ore (po u lag nuk ben me dobi), sa maska duhet qe te blejne shqiptaret,cdo dite?!
    Ku do t’i gjejne parate 80% e totalit te popullsise se shqiptareve, qe jane te papune dhe pencioniste?!
    Shqiptaret do te detyrohen me dhune, ata do te semuren nga perdorimi i maskave te ndotura ose nga perdorin i maskave te bera vet qe nuk kane asnje efekt mbrojtes?!
    Mos keshtu te ka urdheruar KRIMINELI NAZIST SOROS qe te zhdukesh shqiptaret, duke i semurur forcerisht?!

  6. Por, ajo që mund të pohoj me siguri të plotë është se Meta është përfshirë në një skandal të rëndë dhe të shtrirë në kohë, me dhënien e nështetësisë me kokën e tij, qindra të huajve, duke shmangur çdo verifikim dhe procedurat ligjore.

    Më e pakta po krijon batalione për të kompesuar votuesit që kanë braktisur partinë e tij, por nuk përjashtohet mundësia e pagesave deri në 500 mijë euro për një nënshtetësi.

    Aty ku ka një paligjshmëri fshihet diçka. Ilir Meta nuk e shkel ligjin për snobizëm.

    Besojeni kur thotë se ka idhull Vojo Kushin, por mos harroni fjalimin e tij për nder të Klement Balilit”, shkruan gazetari.Shko te meta ti o loqja e majte e salihut

  7. Në Hollandë, sistemi shëndetësor ka hyrë në krizë për shkak të kulmit rekord të infeksioneve dita-ditës.

    Njësitë e urgjencave të spitaleve në Amsterdam, Roterdam dhe Hagë janë mbyllur për disa orë për shkak të mungesës së stafit dhe shtretërve, i tha Parlamentit Ernst Kuipers, shefi i mjekësisë së urgjencës në Hollandë.

    Disa pacientë u transferuan me ambulancë në spitale të tjera apo edhe në qytete të tjera.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *