• |
ide | kryesore

VIDEO/ Xhenierët shpërthejnë pas 3 orësh pakon e dyshimtë në Vlorë, brenda kishte tritol

Arkiva, Lajme, Të fundit



Forcat xheniere kanë shpërthyer në mënyrë të kontrolluar pakon e zezë të dyshimtë në Vlorë. Pakoja e zezë kishte eksploziv brenda saj dhe ndodhej afër një makinë dhe një furgoni në lagjen “Pavarësia” pranë një lulishteje.

Eksplozivi ishte lidhur me një celular. Ajo u gjet rreth orës 18.30 dhe për 3 orë rresht gjithë zona u mbajt e bllokuar për shkak të ngjarjes. Për ngjarjen u njoftuan ekspertët e xhenios nga Tirana, të cilët bënë shpërthimin e kontrolluar.

Është e paqartë se kush e kishte vënë atë pako aty dhe cili ishte motivi. Pistat ku po hetohet janë disa, ndërsa është mister fakti si përfundoi eksplozivi në atë pjesë të rrugës, pranë një peme.

Policia dhe prokuroria ka nisur të sekuestrojë pamjet e kamerave të sigurisë së bizneseve pranë vendit të ngjarjes për të shkuar në gjurmët e autorit. Nuk përjashtohet mundësia që eksplozivi të ketë rënë nga ndonjë makinë gjatë lëvizjes. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *