• |
ide | kryesore

Zëvendësim në institucionet e drejtësisë, përplasje mes institucioneve

-Instant, Lajme, Të fundit



Kuvendi i Shqipërisë ka hapur thirrjen për zëvendësimin e dy vendeve në dy institucionet e reja të drejtësisë, KLGJ dhe KLP. Sipas Kuvendit, vakancat në Këshillin e Lartë të Prokurorisë janë ato të Gent Ibrahimit dhe Sandër Becit, ndërsa vakancat në Këshillin e Lartë Gjyqësor janë ato të Maksim Qokut dhe Erjon Muharremajt. Dy anëtarët e KLP-së dhe KLGJ-së janë zgjedhur nga Kuvendi dhe janë me mandat 3 vjeçar. Kuvendi i ka votuar ata në shkurt të vitit 2018, dhe sipas këtij institucioni, mandati i tyre përfundon në shkurt 2021.

Megjithatë, puna e KLGJ-së e KLP-së ka filluar zyrtarisht në dhjetor të 2018-ës e sipas anëtarëve, mandati i tyre tre vjeçar përfundon në dhjetor të 2021-shit. Për këtë arsye ditën e sotme, të dyja institucionet janë mbledhur për të diskutuar dhe për llogaritjen e afatit dhe përcaktimin se kur mandatet tre vjeçare të anëtarëve të tyre përfundojnë.



1 Comment

  1. E kush do e beje kete ibrahimi+sorasi+mazhoranca+tepsia+timoni hade drejtesi hade lojra te flliqura shqiptare si gjithmon si nuk doli njeri ne shqiperi te thote me ka mbaruar mandati dhe po largohem kurre dhe ne se e bene do te jete bere e bija-djali -mbesa-nipi qi ti lirojne vendin pislleqe qe si ha populli por e keni mundur por njesoj si drejtori i bashkis tiran do vdisni…………….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *