• |
ide | kryesore

“Zoti i jep beteja të mëdha luftëtarëve të mëdhenj”: familja mbështet CR7, që rrezikon gjobë në Itali

-Instant, Sport



Ashtu si gjithnjë sa herë preket Cristiano Ronaldo, edhe këtë herë, që portugezi ka rezultuar pozitiv me Covid 19, e gjithë familja ka dalë në mbështetje të sulmuesit të Juventus. Georgina Rodriguez, e fejuara e CR7, i ka dedikuar Ronaldos një Story në Instagram me tekstin në anglisht: “Je inspirimi im”. Më e vendosur e ëma, Dolores: “Zoti i jep beteja të mëdha luftëtarëve të mëdhenj”.

 

E megjithatë, pozitiviteti rikthen në vëmendje vendimin e CR7 për tu larguar nga qendra e izolimit në Continassa të hënën e 5 tetorit, pak orë pas ndeshjes së paluajtur me Napolin. Cristiano ishte më i vendosuri mes juventinëve për tu larguar nga Italia pavarësisht detyrimit të qendronte në izolim në Continassa, rregull italian për të cilin protestoi edhe para skuadrës.

Prokuroria e Torinos ka hapur tashmë një fashikull mbi cështjen: Cristiano rrezikon një gjobë për thyerjen e nenit 650 të kodit penale.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *