• |
ide | kryesore

Ambasada amerikane udhëzon qytetarët për aplikimin e lotarisë

-Instant, Lajme, Të fundit



Ambasada e SHBA-së në Tiranë sjell edhe një tjetër udhëzim për qytetarët shqiptarë që duan të aplikojnë për Lotarinë Amerikane.

Ambasada ka njoftuar të interesuarit në rrjetet sociale që pas aplikimit, të ruajnë numrin e tyre të konfirmimit në mënyrë të tillë që më pas kur të dalin përgjigjet, të kontrollojnë statusin e tyre.

“Po planifikoni të aplikoni për Lotarinë Amerikane 2022? Ruani numrin tuaj të konfirmimit. Do t’ju duhet për të kontrolluar statusin e aplikimit tuaj. Lexoni udhëzimet e plota këtu: http://ow.ly/gfK650BFqrt”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Regjistrimet për programin e Lotarisë Amerikane 2020 do të jenë të hapura nga data 7 tetor 2020 deri më 10 nëntor.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *