• |
ide | kryesore

Basha denoncon skandalin: Milva Ikonomi në krye të bashkisë së Durrësit për të firmosur vjedhjen me inceneratorët

-Instant, Lajme, Të fundit



Kontratat e inceneratorëv janë vënë në ballë të akuzave të kreut të Partisë Demokratike. Përpara gazetarëve, kryedemokrati Basha ka përsëritur këto janë afera korruptive që mund t’i firmosë vetëm një e komanduar nga kryeministri Rama. Për këtë arsye sipas Bashës, kreu i qeverisë po bëhet gati që të shkarkojë nga detyra kryetaren e bashkisë së Durrësit për të emëruar në vend të saj deputeten Milva Ikonomi.

“Plani është: Milva Ikonomi të japë dorëheqjen nga deputete, të komandohet nënkryetare, të ikë kjo nënkryetarja e 3, 4 apo 5-të atje dhe të firmosi shkresën për të çuar të paktën 100 milionë inceneratorëve. Gjithçka tek Edi Rama është e lidhur me paratë që iu grabitën shqiptarëve dhe iu shkojnë oligarkëve, në veçanti afera e tmerrshme e inceneratorëve të plehrave” ka thënë kreu Basha.

Sipas kryetarit të PD-së, vuajtjet dhe faturat shtesë nuk vinë vetëm prej pandemisë, por vjen nga kryeministrit Edi Rama dhe skemave të tij të korrupsionit.



3 Comments

  1. Uroj ti mbash mend keto qe po thua , se kur te vish ne pushtet do thuash qe ‘ degjoni se nuk ishin ashtu sic mendoja une ‘.. pra ne duhet te ….

  2. inceneratoret duhen bere ashtu sic i ka gjithe bota e zhvilluar dhe jo te hidhen plerat ne nje shesh te hapur ku behen vatra infeksionesh dhe ndotje ambjenti kur digjen ,mirpo ti O lyl nuk merr vesh nga keto gjera se ti fle ne kembe

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *