• |
ide | kryesore

Denoncimi për manovrat pro Inceneratorëve/ Përplasen ashpër online Rama dhe Basha

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Edi Rama dhe Lulzim Basha janë përplasur sërish pas denoncimit të kryetarit të opozitës se Milva Ikonomi do vendoset nga kryeministri kryetare e Bashkisë së Durrësit për të firmosur kontratën 100 milionë euroshe të inceneratorëve.


Basha tha se si fillim plani është dorëheqja e Milva Ikonomit si deputete.


“… të komandohet nënkryetare, të ikë kjo nënkryetarja e 3, 4 apo 5-të atje dhe të firmosi shkresën për të çuar të paktën 100 milionë inceneratorëve. Gjithçka tek Edi Rama është e lidhur me paratë që iu grabitën shqiptarëve dhe iu shkojnë oligarkëve, në veçanti afera e tmerrshme e inceneratorëve të plehrave” – u shpreh Basha.

Pasi lajmi bëri xhiron e mediave. Edi Rama reagoi në Tuitter duke sulmuar Sali Berishën, vetë Bashën dhe Partinë Demokratike.

“Lulëzim, unë e di që Partia Demokratike ka një marrëdhënie fiziologjike me kaosin urban dhe mbeturinat, jo vetëm sepse një mbeturinë të komunizmit dhe një rrëmujaxhi patologjik e ka lider prej 30 vjetësh, po edhe sepse kurdo e kudo ka qeverisur plehrat i ka pasur male krenare! 

Por do ti s’do ti, doni ju s’doni ju, Shqipëria e Rilindjes Urbane dhe e fushave sanitare të përpunimit teknologjik të mbetjeve nuk do të ndalet deri kur në asnjë cep të shtëpisë sonë të përbashkët të mos digjen e mos kalben plehra, sepse mesjeta juaj ka vdekur e s’kthehet më! 

Prandaj Lulëzim hiq dorë nga nostalgjia për mbeturinat që ke mbi krye e mbi supe dhe harroje se duke sharë,akuzuar,shpifur do ta kthesh Tiranën, Durrësin, Elbasanin, Fierin e Shqipërinë, në epokën e vargmaleve të turpshme me plehra në emër të popullit që mezi të pret në 25 prill!” – u shpreh Rama.

Basha nuk vonoi të reagon të reagojë po në këtë platformë. Ai i bën thirrje kryeminsitrit të lërë gënjeshtrat por të zbatojë planin me 5 pika.

“75 milionë euro për mafian e plehrave ka paguar Edi Rama, nga lekët e shqiptarëve.Asnjë kacidhe për 100 mijë të papunë, për pensionistët,për mjekët dhe infermierët, për sipërmarrjen drejt kolapsit.Boll me vjedhje e me kakarisje gënjeshtrash dalë boje.Zbato planin me 5 pika! Tani!” – u shpreh Lulzim Basha.

Inceneratorët kanë qenë që kur kanë filluar punë si fillim një temë e nxehtë e politikës shqiptare. Ky koncesion i kushtueshëm është sulmuar vazhdimisht nga Partia Demokratike. Mazhoranca është barrikaduar në anën tjetër duke sulmuar opozitën si mbrojtëse të një Shqipërie me plehra dhe ‘kauzave të plehrave’. ©LAPSI.AL 

5 Comments

  1. perplasje titanesh, perendish sic jan basha dhe rama. Pergjakje dhe plagojse. Hektori me Akilin model shqip. Perplasje zotash,, .. o popull, e pate cfare perplasje e ashper per interesat tona po ben rama me bashen….. Sa te mire jane qe po zihen kush na do me shume….. lum si ne qe i kemi dhe qe na mbeshtesin. Faleminderit qe po sakfrikoni jeten dhe po perplaseni per ne, Faleminderit zot qe na i solle keta te dy qe gjakosen per interesat tone, per jeten tone. Falemnderit te dyve perzemersisht per mundin e pashterrueshem dhe kurajen e madhe qe po nxirrni ne pah ne keto kohe te veshtira qe shqiptarve…..pa ju sdo ja dalim kurr. Perulemi para jush .

    1. IRONI THERESE DHE ME SHUME VEND . KETA ZIHEN KUSH TE MARRE LLOKMEN ME TE MADHE . ASHTU SIÇ BENE KUR ERDHI PUNA TEK NDRYSHIMET E KODIT ZGJEDHOR , MROÇKULLITEN DHE UA AKUAZUAN DHE NE FUND NUK NDRYASHUAN ASGJE . KETA JANE GJITHMONE , BILE DO BIEN DAKORT TE DHE TE MANIPULOJNE GJITHÇKA EDHE NESE DO TE DILNIN ME TE VERTETE NE DYLUFTIM . ROPT POLITIKES DHE SIDOMOS LIDERAVE TE TYRE SUPERKURVA . MOS U BESONI O MILET , BOJKOTOJINI KURVAT , MOS U BENI PJES E KURVLLIKUT TE TYRE . 30 VJET PO ATO FYTYRA , NDERSA POPULLLI KEQ E ME KEQ . NESE DONI TE FITONI LIRINE , QETESINE DHE TE ARDHMEN TUAJ , REVOLUCION ESHTE MELHEMI

  2. IRONI THERESE DHE ME SHUME VEND . KETA ZIHEN KUSH TE MARRE LLOKMEN ME TE MADHE . ASHTU SIÇ BENE KUR ERDHI PUNA TEK NDRYSHIMET E KODIT ZGJEDHOR , MROÇKULLITEN DHE UA AKUAZUAN DHE NE FUND NUK NDRYASHUAN ASGJE . KETA JANE GJITHMONE , BILE DO BIEN DAKORT TE DHE TE MANIPULOJNE GJITHÇKA EDHE NESE DO TE DILNIN ME TE VERTETE NE DYLUFTIM . ROPT POLITIKES DHE SIDOMOS LIDERAVE TE TYRE SUPERKURVA . MOS U BESONI O MILET , BOJKOTOJINI KURVAT , MOS U BENI PJES E KURVLLIKUT TE TYRE . 30 VJET PO ATO FYTYRA , NDERSA POPULLLI KEQ E ME KEQ . NESE DONI TE FITONI LIRINE , QETESINE DHE TE ARDHMEN TUAJ , REVOLUCION ESHTE MELHEMI

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu