• |
ide | kryesore

Dhëmbët jashtë e numri 9: Neymar e parakalon dhe i bën nderimet Fenomenit

-Instant, Sport



Me tregolëshin e shënuar kundër Perùsë në Lima në një ndeshje të vlefshme për raundin e dytë të kualifikueseve amerikano-jugore për Botërorin 2022 në Katar, Neymar është bërë golashënuesi i dytë më i mirë i të gjitha kohëve i Brazilit pas Pelè, duke arritur në kuotën 64 gola e duke kaluar Ronaldon.

Numëruesi i Fenomenit ishte ndalur në 62 gola në 98 prezenca, dy nga të cilat në finalen e Kupës së Botës kundër Gjermanisë në 2002. Duke festuar golin e parë, sulmuesi i Psg i ka bërë nderimet e tij Ronaldos duke nxjerrë dhëmbët para e duke treguar numrin 9 me gishtat e duarve, numri që ka mbajtur në fanellë “vëllai i madh” gjatë periudhës së tij të shkëlqimit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *